LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau kushëririn me sëpatë në Vlorë/ Gjykata jep vendimin për 40-vjeçarin

20 Mars 2018, 13:45, Kronika CNA
Vrau kushëririn me sëpatë në Vlorë/ Gjykata jep

?Arrest me burg? është vendimi i dhënë nga Gjykata e Vlorës për Dilaver Veshaj pasi vrau me sëpatë kushëririn Arben Veshaj.

Ngjarja e rëndë ka tronditur Vlorën mëngjesin e së shtunës, ku konflikti mes kushërinjve përfundoi me masakrimin e 37- vjeçarit në sy të djalit të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gumenicë të Vlorës, ku viktimë ka mbetur Arben Veshaj. 37-vjeçari, i cili merrej me bagëti, mëngjesin e së shtunës ishte duke shkuar te stani i tij bashkë me djalin 7 vjeç.

Pranë stanit të Veshajt ndodhet dhe stani i kushëririt të tij, Dilaver Veshaj. Ndërsa Arben Veshaj po kalonte në afërsi të pronës së kushëririt bashkë me djalin e tij, i janë sulur qentë. Ai i ka qëlluar me gurë për t?i zmbrapsur, por vetëm pak çaste më pas kushëriri i tij, 40-vjeçari Dilaver Veshaj, pa asnjë paralajmërim, ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar katër herë në drejtim të tij. Pasi nuk ka mundur dot ta vrasë me plumba, autori i është sulur dhe me sëpatë duke e goditur shumë herë në kokë dhe për pasojë e ka lënë të vdekur në vend.

Lajmet e fundit nga