Connect with Us

VetëVendosje jep arsyen përse nuk e voton Marrëveshjen e kufirit Kosovë-Mali i Zi

Aktualitet

VetëVendosje jep arsyen përse nuk e voton Marrëveshjen e kufirit Kosovë-Mali i Zi

Publikuar

-

Ligji i ndryshimeve zgjedhore / Kurti: Dje fitoi opozita, sot duhet të fitoj shteti

Deputeti i VetëVendosjesm njëherësh dhe kryetari i saj i rizgjedhur, Albin Kurti, tha se partia e tij e voton dokumentin e demarkacionit vetëm nëse korigjohen gabimet e marrëveshjes me Malin e Zi, duke i bëri thirrje Kuvendit për mos kapitullim, raporton “Zeri.info”.

“Demarkacioni është ndryshim i territorit të Kosovës. Murat Meha ka punuar sipas kushteve të Malit të Zi. Ky kufi duket sikur kemi pasur luftë me Malin e Zi e tash erdhi si pasoj e kapitullimit. Të mos kapitulloj edhe Kuvendi, të mos e miratoi Demarkacionin”, tha Kurti.

Duke iu referuar raportit të Bulliqit, Kurti tha se Vetëvendosje voton vetëm dokumentin që korrigjon kufirin dhe jo atë që premton korigjim.

“Ky është vetëmashtrim. Pas raportit të Bulliqit Kuvendi nuk ka punë por ligji. Sepse në bazë të atij raporti është bërë shkelje ligjore”, theksoi Kurti.

Sipas Kurtit liberalizimi i vizave nuk është prioritet i qyetarëve të Kosoves por prioritet i Qeverisë për qytetarët e Kosovës.

LEXO EDHE:  Përplasen deputetët/ Hidhet gaz lotsjellës në Kuvend

Ai kritikoi edhe kryeministrin Haradinaj duke thënë se nëse ai po e bënë këtë gjë pasi që po kushtëzohet me rrëzim të qeverisë së tij, atëherë Vetëvendosje do e përkrah atë.

“Haradinaj më shumë i uritur sesa i zemëruar dhe po merr barrën për të cilën nuk ka faj. Kryeministër kjo që po bëni është mashtrim por nëse duan të ju rrezojnë për shkak se nuk po falni tokë unë ju mbroj, ne ju mbrojmë. Për këtë nuk do duhej të rrëzoheni por për gjëra tjera po, por sot nuk po flasim sot për to”, tha Kurti. Gjithashtu ai i kërkoi Kryeministrit të mos e legjitimojë tradhëtinë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Burri i vuri zjarrin gruas në Gjirokastër/ Basha: Krim i tmerrshëm, dhuna ndaj grave një plagë e madhe sociale

Publikuar

-

Nga

Një 72-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë gruan e tij, duke i vënë zjarrin.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar duke e quajtur këtë ngjarje të papranueshme dhe një krim të tmerrshëm.

Basha e cilëson dhunën ndaj grave si një plagë në shoqërinë shqiptare që kërkon një kurë të shpjetë dhe gjithëpërfshirëse.

Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë, sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike. PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet”, shkruan kreu i PD në Twitter./ CNA.al

 

E rëndë/ Burri i vë flakën gruas me benzinë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ “Do të ketë dorëheqje më të forta në PD”

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ "Do të ketë dorëheqje më të forta në PD"

Ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka bërë paralajmërimin e fortë duke u shprehur se do të ketë dorëheqje edhe nga degët e tjera të PD në rrethe dhe nga ato më të rëndësisshme.

E ftuar në emisionin “Breaking” ajo deklaroi se kreu i PD, Lulzim Basha është i vetmi përgjegjës për dorëhqejet masive në Korçë.

Ajo theksoi se kjo është dhe arsyeja pse ai në konferencën për media anashkaloi çështjen duke mos u përgjigjur.

Ai anashkaloi rastin e Korçës, pse ai është përgjegjës në rastin e Korçës dhe për situatën e PD. Do të kemi dorëheqje të tjera edhe nga degët e tjera të PD-së. Të rëndësishme, anëtarësia e PD po vlon, e kjo vjen menjëherë pas Kuvendit”, tha Harxhi.

Ajo akuzoi Bashën se po zbaton prej kohësh marrëveshjen politike të katër vite më parë të 17 majit.

LEXO EDHE:  Pse plakemi më shpejt në dimër? Ja arsyet dhe çfarë të bëni

LEXO EDHE:  Çfarë i ndodh trupit tuaj kur mbani kufjet në vesh për një kohë të gjatë

Situata është e rëndë, PD po zhbëhet çdo ditë e më tepër, grupe e njerëz po largohen dhe vetëflijohen, Korça nuk është i vetmi rast, por është rasti më flagrant. Situata në Korçë vlonte për shumë kohë, jo vetëm para e pas fushatës. Kjo tregon se PD po shkon drejt një vetëshkatërrimi, e askush nuk merr masa dhe kjo për mua është shqetësuese”, vijoi më tej Harxhi.

Gjithashtu nënvizioi se do të jetë reagime të tjera pasi sipas saj Basha nuk ka kohezion politik brenda PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rrezik për jetën e pasagjerëve/ Bllokohen 3 mjete lundruese në Liqenin e Komanit

Publikuar

-

Nga

Policia e Shkodrës ka ushtruar një kontroll në liqenin e Komanit për mjetet lundruese pa licensë në këtë liqen.

Nga kontrolli i forcave të policisë bashkë me efektivët e kufirit dhe struktura tjera policore janë bllokuar tri mjete lundruese.

Po ashtu policia vendore e Shkodrës ka proceduar në gjendje të lirë tre shtetas për ushtrim të aktivitetit pa licensë të mjeteve lundruese.

Liqeni i Komanit në këtë kohë ka një dyndje të madhe turistësh të huaj, por edhe pushues vendas të cilët i drejtohen kryesisht lumit të Shalës por edhe drejt Valbonës në Tropojë duke kaluar nga liqeni i Komanit në Fierzë apo edhe pika të tjera turistike që janë rreth këtyre ujrave.

LEXO EDHE:  A do të futet Edi Rama me PS në zgjedhjet e Kosovës, ashtu siç garoi Albini me VV në Shqipëri?

LEXO EDHE:  A do të futet Edi Rama me PS në zgjedhjet e Kosovës, ashtu siç garoi Albini me VV në Shqipëri?

Shpesh herë është ngritur alarmi i transportimit të pushuesve dhe turistëve nga mjete lundruese të pasigurta dhe që janë kthyer në një rrezik duke bërë që policia të ushtrojë këto kontrolle dhe të bllokojë tri prej mjeteve./CNA.al

LEXO TE PLOTE