Connect with Us

Teatri Kombëtar/ Gjekmarkaj thirrje publike Shkrelit dhe Lames: Reagoni!

Politikë

Teatri Kombëtar/ Gjekmarkaj thirrje publike Shkrelit dhe Lames: Reagoni!

Publikuar

-

Analisti Agron Gjekmarkaj, ndërsa e ka kthyer vëmendjen tek Teatri Kombëtar dhe projekti për ndërtimin e tij, në një opinion për “Panorama-n”, i ka bërë thirrje publike Artan Shkrelit dhe Artan Lames, të reagojnë dhe ta ndalin Kryeministrin dhe projektin e tij.

Gjekmarkaj shkruan se ky reagim i tij vjen për shkak të respektit që ka për mikun e tij Shkreli, pasi shembja e Teatrit dhe ndërtimi në të i kullave e kanë lënë pa fjalë këtë të fundit.

“Personalisht jam i bindur se e vërteta të bën të lirë dhe të bën të jetosh më mirë sesa postet që të jep Kryeministri. Në këtë kontekst i kam ftuar të prononcohen zotërinjtë e mësipërm, jo nga mungesa e respektit, por pikërisht nga respekti.

LEXO EDHE:  Votimi i pr.ligjit për Teatrin/ Zbardhet kërkesa e Opozitës drejtuar Ruçit

Duke folur, ata mbase e ndihmojnë edhe mikun Edi Rama e pse jo, shumë më tepër një kauzë qytetare dhe vetë qytetin nga “monstrat” që po i ngulin në shtat, dhe që janë shumë më problematikë sesa gjethet e këputura në kangjellat e Presidencës. Shpresoj, të kem së paku, në vetminë e tij, mirëkuptimin e mikut Artan Shkreli, nëse kullat dhe Teatri që do të shembet, e kanë lënë në pamundësi fjale publikisht”-shkruan Gjekmarkaj. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Videoja intime e ambasadorit me zyrtaren e Rilindjes/ Meta ia hedh fajin mediave

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhëniet me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Sorecën, për të cilin moderatorja Eni Vasili zbuloi se mbante disa foto të Kreut të Shtetit në zyrë.

Meta tha se nuk kanë marrëdhënie të shkëlqyera, por vetëm bashkëpunim për shqetësimet e qytetarëve.

“Nuk janë marrëdhënie të shkëlqyera. Por që në ditën e parë që ka ardhur ka pasur bashkëpunimin tonë. I kam treguar edhe shqetësimet për marrëdhëniet me ambasadorën përpara tij”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Teksa u pyet nga Eni Vasili për videon intime që u tha se do të publikohej, ku u aludua se ishte protagonist Soreca me një zyrtare të Rilindjes, presidenti mohoi se ekziston një e tillë.

LEXO EDHE:   Basha i “vë shpatullat” Teatrit Kombëtar/ Zbardhet lëvizja e radhës e kreut të PD -së

LEXO EDHE:  Arben Derhemi: Duam projektin e Kapexhiut për Teatrin

“Është paraqitur se ka një shantazh ndaj një ambasadori. Videoja është një fabul e të gjitha portaleve, me në krye Meron se ai i ka qejf këto historitë me romanca. Kjo është një histori e portaleve të Rilindjes”, theksoi Meta, duke larguar përgjegjësinë nga vetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj flet me shifra/ “Na kanë dhuruar vetëm 400 milion euro, të tjerat kredi të buta”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, ka sqaruar donacionet që i janë dhuruar Shqipërisë për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ahmetaj deklaroi se 400 milionë euro janë grante, ndërsa 650 milionë eurot e tjera janë kredi të buta.

“Tani, 400 milionë janë grante, që janë para që na i dhurojnë, nuk janë borxhe, pra janë donacione të drejtpërdrejtë. Rreth 650 milionë janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, si në aspektin e interesit nuk janë kredi tregtare. Disa i kanë nën 2 % interes, janë disa interesa gati-gati tek 1. Këto janë të asociuara më të gjithë dëmin që kemi pasur ne më 26 nëntor dhe po ta lexosh të gjithë raportin e BE dhe parimet, qoftë janë të raporti, qoftë u nënvizuan sot, shkojnë përtej thjesht rindërtimit, shkojnë tek rimëkëmbja ekonomike”, u shpreh ministri në emisionin “Opinion”.

Me tej, socialisti tregoi se Franca na ka dhuruar 1 milion euro, ndërsa 60 milionë janë kredi të buta.

LEXO EDHE:  Foto e 1943/Ushtarët me pllakë, tmerri i shqiptarëve

LEXO EDHE:  Votimi i pr.ligjit për Teatrin/ Zbardhet kërkesa e Opozitës drejtuar Ruçit

“Franca dha 60 milionë euro kredi të butë, plus 1 milion grante. T’ju sqaroj 100 milionëshin? Është një instrument financiar përtej rindërtimit, është për zhvillimin ekonomik që e firmosi kryeministri para se të fillonte. Është 100 milionë kredi e butë”, theksoi Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“O zot, sa njeri i zi…”/ Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar Berishën

Publikuar

-

Nga

Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve sot në Bruksel, teksa shumë shtete u solidarizuan duke ofrur ndihmën e tyre, që konsiston në grante, hua, projekte zhvillimi e investime.

Një sukses ky që u përshëndet nga shumë personalitete, dhe padyshim dhe krerët e partive në vend, përfshirë këtu Bashën dhe Kryemadhin.

Por ai që ka heshtur deri më tani, është ish kryeministri Sali Berisha.

Kjo heshtje duket se nuk i ka shpëtuar ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

LEXO EDHE:  “Dama me Kamelie” vjen në skenën e Teatrit Kombëtar

LEXO EDHE:  Votimi i pr.ligjit për Teatrin/ Zbardhet kërkesa e Opozitës drejtuar Ruçit

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë, por sot me këtë dhuratë (100 milion euro dhuratë dhe 60 mln hua) heshti.

“Sali Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë dhe po hesht sot që Franca i dhuroi 100 milionë euro shqiptarisë. O zot, sa njeri i zi…” shkruan Spahiu./CNA.al

LEXO TE PLOTE