Pse të mos bëhem unë grek, kur ti je bërë italian, gjerman…
Të dy jemi shqiptarë, nga Veriu apo nga Jugu, nga Perëndimi ...
Pardje kam bërë një shkrim për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe kullat rreth tij duke e adresuar problemin te pushteti absolut i Kryeministrit për të marrë vendime të tilla kaq tronditëse dhe te dy ndihmësit e tij kryesorë në këtë histori, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe Ministrja Mirela Kumbaro.
Aty kam përmendur edhe Artan Shkrelin e Artan Lamen. Përtej nuancave stilistikore, nuk i kam nominuar për t?i fyer, por për t?i ftuar që të hyjnë në këtë debat me ndjeshmëri kaq të lartë publike ose së paku që ta këshillojnë Ramën që të tërhiqet në të mirë të qytetit dhe trashëgimisë kulturore që ata kanë aq përzemër. Propozimi për të ndërtuar një çetë me kulla të tilla, në zemër të pjesës historike është një barbari. Artan Shkreli është një arkitekt i njohur, i cili ka bërë mjaft punë të dobishme gjatë kohës që ishte Drejtor i Institutit të Monumenteve, vite më parë. Mbase mbetet një nga drejtuesit më profesionistë të atij institucioni.
Shkreli dhe Lame gjatë viteve që qeveriste PD-ja e kanë ngritur me të drejtë zërin për çdo gjë duke filluar me gjethet që qethi Bujar Nishani nga kangjellat e Presidencës, te shatërvani para Parlamentit, për te muri pranë Pallatit të Brigadave, për çdo parvaz e gërvishtje mozaiku dhe kanë bërë gjënë e duhur. Tani nuk po ndodhin gudulisje as gërvishtje, por tentativa për ta vrarë trashëgiminë e këtij qyteti, por edhe kuptimin e tij urban. Kohë më parë u fol për ndërtimin në krah të Korpusit, me emrin pompoz ?Hyrje tek Parku i liqenit? sikur të thuash ?Hyrje në gjuhësi apo në Folklor?? Shkreli dhe Lame të cilët kanë edhe një shoqatë për mbrojtjen e trashëgimisë nuk u ndjenë publikisht. Erjon Velia pa ia kërkuar njeri pati premtuar zero beton. Tani ai është skllavi i betonit. Gjëma goditi Stadiumin kombëtar? Lame tha diçka nëpër dhëmbë, por nuk u ndje më. Stadiumi u prish dhe një kullë hata lulëzon mbi të riun. Ansambli i Bozios, arkitektit të famshëm e pat. Tani, Teatri Kombëtar pjesë e Ansamblit të ministrave, do të shembet dhe pas tij plot shtatë kulla. Kësaj i thonë të përdhunosh vetë tokën e jo më qytetarët. Por, e lëmë mënjanë qëndrimin e Kumbarës, e cila një herë tha nuk ka projekt, pastaj doli se kisthe projekt, por që do të na e bëjnë privatët se shteti s?ka mundësi. Po çfarë shteti jemi ne që s?paskemi mundësi të bëjmë një teatër pas 106 vitesh pavarësi? A nuk po ndërtohet Bulevardi i Ri? Pse aty të mos bëhet një teatër i ri dhe një bibliotekë e re kombëtare?
Kosova, me gjysmën e buxhetit tonë, 5 vjet pas lufte, ka ndërtuar disa ministri të reja dhe Akademinë e Shencave, një ndërtesë shumë e bukur. A nuk mund të ruhej teatri aktual dhe të bëhej muze i historisë teatrore? Por jo, duhet një pretekst. Kinse mungesa e parave dhe ndihma e privatëve që marrin zemrën e Tiranës dhe me ?bujari? na ndërtojnë Teatrin Kombëtar. Nuk po merremi sot me erën e qelbur që mban kjo histori, por me shëmtinë që shkakton për vetë trashëgiminë!! Shkreli dhe Lame heshtin dhe janë njohës të mirë të historisë dhe trashëgimisë. Artan Shkrelin e kam mik dhe duke ia njohur shijen dhe një sens drejtësie, më bën përshtypje heshtja e tij, po kaq edhe heshtja e Lames, mikut të Shkrelit. Falë Zotit, ata jetojnë mirë? kanë profesione të zgjedhura? vërtetë e kanë mik Edi Ramën, por nëse kanë dështuar privatisht ta bindin se kjo është zuzari, le ta thonë publikisht, se përndryshe i bie që ruajtjen e trashëgimisë nuk e paskan patur dhe aq seriozisht sa kohë më parë.
Personalisht jam i bindur se e vërteta të bën të lirë dhe të bën të jetosh më mirë sesa postet që të jep Kryeministri. Në këtë kontekst i kam ftuar të prononcohen zotërinjtë e mësipërm, jo nga mungesa e respektit, por pikërisht nga respekti. Duke folur, ata mbase e ndihmojnë edhe mikun Edi Rama e pse jo, shumë më tepër një kauzë qytetare dhe vetë qytetin nga ?monstrat? që po i ngulin në shtat, dhe që janë shumë më problematikë sesa gjethet e këputura në kangjellat e Presidencës. Shpresoj, të kem së paku, në vetminë e tij, mirëkuptimin e mikut Artan Shkreli, nëse kullat dhe Teatri që do të shembet, e kanë lënë në pamundësi fjale publikisht.
Të dy jemi shqiptarë, nga Veriu apo nga Jugu, nga Perëndimi ...
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu *Luli dhe Mona po bëjnë atë ...
Debati i ditëve të fundit lidhur me veshjen e prezantueseve ...
1-Në një nga konferencat ekzibicioniste popullore, “gju më g...
Sot, gjatë konferencës për shtyp të Lulzim Bashës, prita një...
Një organizatë që lufton për rrëzimin e formës së tanishme t...
Nga Nikoll Lesi*Flitet shumë se si do veprojë LSI-ja për zgj...
Sa herë shoh ndonjë lypës të shtrirë në rrugë, pa shtëpi e ç...
Po t’a dëgjoje Edi Ramën të hënën në mbëmje në “Studio e hap...
*Lobimi i gabuar dhe logjika naive.Si e braktis politika log...
Nga Dritan HilaNuk do të kisha marrë mundimin t’i ktheja për...
Në mes të Tiranës në një nga zonat më të mbrojtura e më të s...
Nga Artur AjaziNë çdo vend demokratik, publikimi qoftë edh...
Nga:Dr. Bledar Kurti Më 10 Dhjetor 1948, Asambleja e Përgjit...
Fiks 11 ditë pas kapjes së 613 Kg. kokaine të pastër në Mami...
Prof. Dr. Arben ManasterliuNa u lodh edhe Monika! Gjashtë mu...
Eshtë një mëngjes i ftohtë, por plot oksigjen. Ndodhem në nj...
Nga Artur AjaziE ndërsa viti i ri shkollor 2017-2018 nisi d...
Nga Sulejman GjanaTë besuarit fort tek përgjegjshmëria dhe k...
Pak kush e harron “Zonjën e Parë” të vendit kur në mes të pa...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që u refe...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...