LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manushi sikletos Rike Roçin dhe futbollistin joshës: ‘Do i thuash ti apo t’i them unë’

20 Mars 2018, 11:45, Lifestyle CNA
Manushi sikletos Rike Roçin dhe futbollistin joshës: ‘Do i

Ish-banorja e ?Big Brother Albania? Rike Roçi, së fundmi është rikthyer në vëmendjen e mediave shqiptare, pas lajmit se ajo do të jetë pjesë e spektaklit ?Dancing With The Stars?.

Prej pak kohësh Rikja është rikthyer në Shqipëri dhe mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin ?Procesi Sportiv? në ?Top Channel?, së bashku me futbollistin joshës nga Maqedonia Ardian Cuculi.

Por dyshja nuk i ka shpëtuar ngacmimeve të moderatorit Edi Manushi, i cili la të kuptohej se mes dy të ftuarve mund të kishte pasur një flirt.

Ai i kërkoi Rikes të tregonte për çfarë kishin biseduar ata të dy kur u takuan, pasi bukuroshja e ?Big Brother? kishte pyetur nëse Cuculi ishte model apo jo. Por ngacmimet e Manushit nuk u ndalën me kaq, pasi përgjatë gjithë emisionit ai e pyeste Riken për futbollistin shtatlartë.

?Si s?na the gjë për Cuculin?!? ?i tha moderatori bukuroshes në fund të emisionit, ndërsa kjo e fundit u kthye nga futbollisti. ?Do i thuash ti apo t?i them unë?!?-i tha ajo Cuculit, duke lënë të kuptohej se Manushi duhej t?i jepte fund batutave thumbuese./CNA

Lajmet e fundit nga