LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hakmarrja nuk ndalet/ Shkarkohen rreth 200 militantë të LSI-së

20 Mars 2018, 08:53, Aktualitet CNA
Hakmarrja nuk ndalet/ Shkarkohen rreth 200 militantë të LSI-së

Pas prishjes së koalicionit mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste nuk kanë të ndalur shkarkimet e personave të punësuar nga LSI në administratë.

Janë me  qindra punonjes që janë shkarkuar, ndërsa ata që nuk janë shkarkuar kanë kaluar me PS. Personat e shkarkuar nga puna janë kryesisht militantë të LSI dhe kjo ka ndodhur në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo tregon se LSI është një parti pushteti.

Pas furtunës së shkarkimeve në Hipoteka, radha i ka ardhur drejtorisë së burgjeve, aty ku ditën e djeshme janë shkarkuar nga detyra plot 200 punonjës të këtij institucioni.- shkruan gazeta Sot.

Vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ditën e djeshme deklaroi se nga të dhënat ka rezultuar se mbi 130 punonjës të burgjeve janë me rekorde penale dhe për rrjedhojë, sipas saj, janë shkarkuar. Madje, ministrja theksoi se do të shkarkohen mbi 70 prej këtyre punonjësve, pasi rezultojnë me papajtueshmëri të arsimit me vendin e punës. ?Reforma në sistemin e burgjeve. Verifikimi i pastërtisë morale të punonjësve të sistemit të burgjeve: a) Mbi 130 punonjës të policisë së burgjeve me rekorde penale. Nuk duhet të ishin pranuar në sistem. Do të largohen. b) Mbi 70 punonjës me papajtueshmëri të arsimit me vendin e punës. Do sistemohen në pozicione të përshtatshme me arsimin, ose do të largohen?, deklaroi ajo.

Po ashtu, sa i takon vettingut të nisur në burgje, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka paralajmëruar se verifikimi i pastërtisë morale të punonjësve të këtyre institucioneve është hapi i parë për pastrimin e plotë të tyre nga elementët e inkriminuar.

Lajmet e fundit nga