LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak i Fushë-Arrëzit kreu i PD në Pukë

20 Mars 2018, 17:28, Aktualitet CNA
Dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak i Fushë-Arrëzit kreu i PD

Dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak i Fushë Arrëzit kreu i Partisë Demokratike të Pukës, Prel Gjoni. Gjoni në zgjedhjet e pushtetit vendor ishte kryesues i listës se kandidateve të Partisë Demokratike për këshillin bashkiak, ku PD fitoi vetëm një mandat duke u përfaqësuar në këshillin bashkiak të Fushë Arrëzit nga kreu lokal i degës.

Në letrën e dorëheqjes kreu i demokratëve të Pukës ka përmendur si motiv të largimit të tij ngarkesën qe ka si pasojë e angazhimit politik, ndërsa dorëheqja është e parevokueshme. Në radhët e demokratëve pukjanë nuk është komentuar largimi i Gjonit teksa shumë prej këtyre të fundit shprehin ankesa për angazhimin e tij politik në drejtimin e Partisë Demokratike, pasi ky i fundit jeton në Tiranë.

Sipas renditjes pasuese, pas Prel Gjonit në këshillin bashkiak të Fushë Arrëzit është Greta Prendi e cila si pasoje e angazhimeve personale jashtë vendit mësohet të ketë dorëzuar dorëheqjen ne komisionin e mandateve pranë këshillit bashkiak të Fushë Arrëzit, ndërsa në vendin e kreut të PD, këtë forcë politike në organin vendimmarrës të Fushë Arrëz pritet ta përfaqësoj Hil Kola, ish kryetar i komunës në Qafe Mali. /BW

Lajmet e fundit nga