LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dështon sërish Demarkacioni/ Seanca për ratifikimin e marrëveshjes shtyhet për nesër

20 Mars 2018, 22:24, Aktualitet CNA
Dështon sërish Demarkacioni/ Seanca për ratifikimin e

Megjithse në një sërë prononcimesh mediatike, madje edhe pak para nisjes së seancës së sotme të jashtëzakonshme parlamentarei, kryeministri i qeverise së Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte garantuar votimin ?pro? marrëveshjes së kufitrit Kosove-Malim i Zi, kjo nuk ka ndodhur. Shkak është bërë pikërisht vota e vetme, ose e 80-ta, që nuk është bërë e mundur të sigurohet.

Pra, megjithse maxhoranca qeverisese ka në dorë 79 vota të sigurta, pikërisht mossigurimi i njërës votë po e mban peng ratifikimin e marrëveshjes që po lë pezull udhëtimin pa viza të qytetareve kosovarë.

Ndonëse seanca e Jashtëzakonëshme po vijon ende kapitulli i votimit është mbyllur, duke u renë dakort që procesi i votimit të kryhet ditën e nesërme në ora 10.00./CNA.al

Lajmet e fundit nga