Connect with Us

Denoncimi/ Laboratorët e QSUT pa mjete pune

Politikë

Denoncimi/ Laboratorët e QSUT pa mjete pune

Publikuar

-

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka denoncuar mugesën e mjeteve në ambjentet e QSUT-së, për t’iu shërbyer pacientëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahia shkruan se mjekët krahas kushteve jo të favorshme në të cilat punojnë, ju mungojnë dhe mjetet, konkretisht tubat për analizat e gjakut dhe epruvetat për analizat e urinës.

Spahia denoncon duke thënë se kjo gjendje është shkaktuar pasi ka hyrë në zbatim dhënia me koncesion e laboratorëve ku nga 18 që duhej të funksiononin janë hapur vetëm 3.

Postimi i plotë:

Skandali i rradhes ne shendetesi.

Mjeket te shqetesuar per jeten e pacienteve ankohen per situaten e deshperuar ne te cilen jane te detyruar tu sherbejne ketyre pacienteve. Ne laboratoret e QSUT mungojne prej ditesh tubat per analizat e gjakut dhe epruvetat per analizat e urines . Nuk behet fjale per ndonje qender shendetsore te vogel ne ndonje fshat te vendit por per laboratorin me te madh ku cdo dite perplasen qindra te semure ne nevoje.

LEXO EDHE:  Firmoset kontrata/ Gati fillimi i punimeve për Kirurgjinë në QSUT

Dhe kjo ndodh nderkohe qe ka hyre ne zbatim dhenia me koncesion e laboratoreve ku nga 18 qe duhej te funksiononin jane hapur vetem 3. Ne nje kohe kur nga 1 milion euro ne vit qe paguante shteti per sistemin e laboratoreve sot i detyrohet privatit 8 milion euro. Te nderuar miq. Ne Shendetsine e rilindur ministrat nderrohen, vetem vjedhja dhe papergjershmeria nuk ndryshon. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga Armir Shkurti/ I çmenduri, përdhunimi dhe albanoragjia

Publikuar

-

Nga

Dje postoj një denoncim për rritjen e çmimit të bisedave telefonike. Të gjitha kompanitë njëkohësisht dhe institucionet nuk ndjehen. Trishtim qe reagimi i ca miqve që i çmoj. “Ka marrë fund gjithçka…” , ” eee! Sa kërkon edhe ti…” e të tjera si këto.

Dëshpërim është ngordhja e nervit dhe nënshtrimi përfundimtar ndaj këtij realiteti politik. Albanoragjia (rrjedhja e pakontrolluar e shqiptarëve) dhe  pajtimi masiv me regjimin. Ky popull ngjan me një vajzë që e përdhunojnë në grup. E mpirë e me sytë ngulur në një pikë, nuk bën absolutisht asgjë, veç pret të kalojë rradha shpejt e të mbarojë edhe i fundit….

Mbrëmë u ça facebooku me meme e komente kundër sjelljes së Edi Ramës të ftuar në Opinion. Që nga “u çmend” e deri tek “i droguar” luhatej gama e aludimeve masive në rrjetet. Ndërsa unë besoj se pikërisht ky qe qëllimi i asaj shfaqjeje mbrëmë, që në fakt nuk është premierë. Edi Rama është një nga politikanët më konseguentë. Ai KËSHTU hyri në politikë: si ekcentrik, me vëthë e çorape me lajle – lule, si i çmendur që del me sëpatë rrugëve apo i bie me grushta foltores e duke folur “la e pa la”- siç i thonë në tironçe. Kështu ” ia hongri zemrën” tironcve e më pas gjithë shqiptarëve. Atë shfaqje ky individ e ka të nevojshme ta përsërisë kohë pas kohe. Dhe mbrëmë qe koha! Edhe vetë përmendi “kokëkrisjen” e tij si diçka të njohur botërisht. Përsëriti më butë shprehjen se “nuk ka bir….që të kërkojë lekët e veta” në xhepat e Ramës e, ndër të tjera i deklaroi një gazetari në studio se nuk i përgjigjet atij por shikuesve

LEXO EDHE:  Lulzim Basha përfundon në QSUT/Anulohen takimet e tij elektorale

LEXO EDHE:  Spitalet publike në Kosovë/ Dhjetëra mjekë me licencë të jashtëligjshme

SEPSE SHOW DJE QE PËR SHIKUESIT!

Reagimet e shikuesve tregojnë se AI ia doli! “I çmendur” , “i lig”, “jo normal”, ” i marrë” na dëshmojnë se të gjithë kanë marrë të njejtin mesazh. Pas tij rrjedh vetiu reflektimi: ” të marrit hapi rrugë”!

Mbrëmë na tha se “të kishte qenë Enveri do t’i kishte futur 7 pashë nën dhè” këta gazetarët. Me këtë deshi me thënë se nuk qe diktator. Ky që në vend të 7 pashëve nën dhè ka çuar qindra mijë shqiptarë 700 milje larg atdheut. Po me të njejtën teknologji të diktatorit Hoxha: TERRORIN! Askush nuk është rehat të ndërtojë jetën e të rrisë fëmijë në një vend që drejtohet nga një individ me imazh të çekuilibruari dhe jashtë kontrollit normal të institucioneve demokratike, siç janë gjykatat, opozita etj. Ndaj edhe ndodh albanoragjia.

Ndërsa ata të pashpresë të mbetur, shpresojnë të mbarojë shpejt rradha e përdhunuesve, pa menduar se, kur të jetë shprazur i fundit i është ngrehur të parit dhe qarku i përdhunimit të mos ndalojë kurrë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha takim me drejtuesen e misionit të Bankës Botërore/ Ekonomia shqiptare e zhytur në kaos

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtuesen e misionit të Bankës Botërore, Maryam Salim dhe ekipin e saj.

Basha shprehet se gjatë takimit është diskutuar mbi projektet e BB dhe ekonominë shqiptare, sipas tij, të zhytur në kolaps.

“Sot zyrtarisht, 1 në 2 shqiptarë nuk plotëson kriteret minimale të mbijetesës. Konsumi është në minimumin historik. Rënia rekord e besimit në ekonomi nga qytetarët dhe biznesi e bën vitin 2020 akoma dhe më të vështirë se ai që lamë pas.”-shprehet Basha.

Sipas kryedemokratit, shqetësimi kryesor është te rritja pa kriter e borxhit publik, rritja e detyrimeve të prapambetura me 600 milionë euro, kriza ekonomike dhe rreziqet nga aferat korruptive të maskuara si PPP dhe koncesione korruptive. Kjo e shoqëruar edhe me aferën e të ashtuquajturës Korporatë e Investimeve e kanë kthyer Shqipërinë në vendin me ekonominë më të rrezikuar në rajon.

Po ashtu, ai thekson se ka konfirmuar mbështetjen e PD-së për betejën kundër korrupsionit shtetëror.

LEXO EDHE:  Rama dënon dhunën ndaj mjekëve/ Pranon korrupsionin në shëndetësi

LEXO EDHE:  Spitalet publike në Kosovë/ Dhjetëra mjekë me licencë të jashtëligjshme

“Konfirmova angazhimin tim se për Partine Demokratike nuk ka betejë më të rëndësishme se lufta ndaj korrupsionit shtetëror, i cili po largon shqiptarët, po shkatërron ekonominë dhe po vret shpresën.

Partia Demokratike është e angazhuar për ta ringritur ekonominë dhe rikthyer shpresën e besimin se vetëm me punë të ndershme e të drejtë, me konkurrencë të lirë, me taksa të ulëta do ta kalojmë këtë krizë e do të krijojmë mundësi punësimi e zhvillimi për çdo shqiptar.”-deklaroi Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video kompromentuese me zv.ministren e Ramës? Manjani mesazh të fortë Sorecës

Publikuar

-

Nga

Pak kohë më parë në media qarkulloi një lajm, sipas të cilit pretendohej se ekziston një video kompromentuese e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca me një zv.ministre të Ramës.

Ndërkohë sot ka ardhur një tjetër reagim nga ish-ministrit të Drejtësisë në qeverinë  “Rama 1”, Ylli Manjani.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se kjo është çështje private dhe e cilëson të rëndë faktin që një ambasador është i detyruar të përgënjeshtrojë një thashethem të tillë.

Po ashtu Manjani thekson se askush ska pse të japë sqarime për jetën e tij private.

“Ndjehem thellësisht i keqardhur që shefi i Delegacionit të BE në Tiranë, detytohet të përgënjeshtrojë një thashethem aludues për jetën e Tij private.

Vijoj ti qëndroj mendimit që e kam shprehur dhe më parë se veglat gjinekologjike janë krejtësisht çështje private e çdo njeriu. Ky/kjo i/e fundit ska pse jep spjegime askujt në publik se si i përdor ato.

Nga ana tjetër, ndyrsirllëku i sulmit publik me këto mjete më duket më shumë paburrni sesa shantazh.

Burrnia e kërkon që Sorecën dhe takëmin e tij, përfshi dhe Organizatën Politike Europiane që ai Përfaqëson, t’ja thuash drejt në sy kritikën që ke.”-shkruan Manjani.

Por Manjani i drejton edhe një mesazh të fortë ambasadorit, ndërsa i numëron dëmet që sipas ish-ministrit, i kanë bërë Shqipërisë, ai dhe “takëmi” i tij.

“Soreca dhe organizata e cila e ka deleguar këtu, na kanë dëmtuar seriozisht dhe shumë rëndë dhe drejtpërdrejtë kur:

LEXO EDHE:  Lulzim Basha përfundon në QSUT/Anulohen takimet e tij elektorale

LEXO EDHE:  Lulzim Basha përfundon në QSUT/Anulohen takimet e tij elektorale

1. Lejuan kanabizimin e ekonomisë e kriminalizimin e shoqërisë. Vetëm një fjalë e tyre e ndalonte atë krim, por nuk e thanë.

2. Rekomanduan tre herë me radhë hapjen e negociatave, por raportet e tyre ishin aq të vërteta sa shtetet anëtare i hodhën në kosh. Gënjeshtra nuk është ndihmë.

3. Mbeshtetën dhe ende e bëjnë, më shumë sundimin e Bosit sesa të ligjit në këtë vend. E kam të pa mundur të mendoj sundim të ligjit, kur mbështetet Bosi të dhunojë Kushtetutën.

4. Kërkojnë luftë kundër korrupsionit, kur vetë dhanë modelin se si blihet një pronë pa tender e me çmim më të lartë se tregu. Shëmbull i keq ky sepse ju hoqi fytyrën për të folur për standard.

Ja për këto kërkohet një minimum burrnie për tja thënë Sorecës e cilitdo nga takëmi i tij. Ndershmërisht fare!

Por jo të merremi me sajesa nga jeta private.

Nuk na duhet hiç ajo!

Është koha e burrave!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE