LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjehrri i Lulzim Bashës privatizoi shkëmbinjt dhe një pjesë deti në Vlorë

19 Mars 2018, 21:43, Aktualitet CNA
Vjehrri i Lulzim Bashës privatizoi shkëmbinjt dhe një pjesë

Një sipërfaqe e truallit, ku vjehrri i Lulzim Bashës kishte ngritur pallatin në Vlorë, pallatin të cilin me vendim qeverie u shëmb vetëm pak kohë pas fitimit të pushtetit nga Rilindja, ka qenë pjesë e detit.

E ka thenë këtë Gjergji Bojaxhi, i qenë prezent në tryezën e emisionit “To Night”, ku diskutohej rreth temës sesi vidhen pronat në Shqipëri.

Bojaxhiu e solli rastin e pallatit tw vjehrrit të Lulzim Bashës në ilustrim të diskutimit rreth skandalit të tjetërsimit të pronave bregdetare në Lezhë, duke theksuar se në dokumente përveç sipërfaqes shkëmbore , pjesë e pronës ishte edhe një hapësirë ujore në det.

” Pa dashur që ta lidh me kryetarin e PD, do marr rastin e pallatit që u shemb në Vlorë. Aty u fitua e drejta në Strasburg. Shkelja është se si ajo është kthyer në një pronë. Në vitin 2011, kur unë kam bërë kallëzim për atë pronë, kemi marrë hartat e pronës dhe i kemi mbivendosur. Gjysma e pronës ishte ujë. Nuk po flas për shkëmbin që e rrahin dallgët. Kemi të bëjmë me një pronë ku uji dhe një gjysmë shkëmbi njihet si tokë pronë.

Edhe në Lezhë, mos mendoni se e kanë zaptuar bregun për të mbjellë domate? Jo! Për hotele. Në rastin më të mirë kemi burra që heshtin dhe në rastin më të keq njerëz të bashkëpunojnë”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga