LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot vazhdon dialogu Prishtinë-Beograd/ Temat për të cilat do të diskutohet

19 Mars 2018, 08:55, Kosova & Bota CNA
Sot vazhdon dialogu Prishtinë-Beograd/ Temat për të cilat do

Në Bruksel sot do të vazhdojnë negociatat Beograd-Prishtinë, kështu ka njoftuar Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, ndërkohë që Departamenti për Informim i Qeverisë së Kosovës nuk njofton asgjë rreth këtij takimi.

Delegacioni serb do të udhëhiqet nga shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç, thotë kumtesa nga zyra e tij.

Tema të diskutimit janë paraparë; marrëveshja për asociacionin serb, energjetika, ura në Mitrovicë, liria e lëvizjes dhe integrimi i menaxhimit të kalimeve kufitare, thotë njoftimi nga Beogradi.- shkruan Koha.net.

Diskutimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të mbahen në ndërtesën e Shërbimeve Evropiane për Punë të Jashtme.

Është parashikuar që negociatat e tilla të vazhdojnë deri më 21 mars.

Dialogu i mëparshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik, me ndërmjetësimin e BE, u mbajt në fund të muajit shkurt, pas më shumë se një viti pauzë.

Lajmet e fundit nga