Connect with Us

Skandali me pronat/ Braimllari: Arrestimet nuk duhen trajtuar si politike

Politikë

Skandali me pronat/ Braimllari: Arrestimet nuk duhen trajtuar si politike

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa ka komentuar Komisionin Hetimor për “Tahirin”, ka thënë se komisioni ka një bazë të gjerë dhe do të ketë rezultat.

I pyetur për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, nëse është një arrestim politik, Braimllari ka thënë se arrestimet nuk duhen trajtuar si çështje politike.

Braimllari u shpreh se opozita beson që drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë, ndërsa ka thekuar se janë duke ndjekur me vëmendje hetimet e Prokurorisë.

“Komisioni për “Tahirin” do të ketë rezultate. Komisioni ka një bazë të gjerë. Arrestimin e Fran Frrokajt dhe arrestimet në përgjithësi nuk duhet t’i trajtojmë si balanca politike. Ne si opozitë besojmë se drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë dhe e pavarur. Gjithashtu po ju bëj me dije se ne si opozitë po ndjekim me vëmendje hetimin e Prokurorisë”. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta me tone të ashpra/ Terrorizmi lind kur shuhet shpresa nga keqqeverisja

Publikuar

-

Nga

Gjatë konferencës ndërkombëtare me temë “Feja si instrument paqeje”, Presidenti Ilir Meta u shpreh se varfëria duhet luftuar më shumë pasi sipas tij është burim i terrorizmit.

Mes të tjerash, Meta u ndal tek numir i lartë i personave që largohen nga Shqipëria, duke thëenë se nuk duhet lëjuar që vendi ynë të të vuajë dimrin demografik të Evropës.

“Të gjithë kemi detyrime kombëtare rajonale e ndërkombëtare e duhet angazhohemi më shumë për të luftuar varfërinë, për të përmirësuar standardet e jetesës. Terrorizmi e ekstremizmi fetar lindin nga varfëria dhe kur shpresa për të ardhmen shuhet nga keqqeverisja. Qeveria duhet të hartojë ligje për mbrojtjen e interesave te qytetareve. Ne po hasemi me një nivel të lartë ikjesh, eksodi i rinisë sonë duke bërë vunerabël shtresa të dobëta të shoqërisë. Të mos lejojmë dimrin demografik të Evropës na ka porositur Papa Francesku në takimet me të. Ky fenomen s’na ka prekur vetëm ne, por gjithë rajonin tonë ndaj duhet ta përballojmë së bashku. Bijtë e shqipes të kthehen në atdheun e tyre për jetë më të mirë dhe më të sigurt. Në vendin tonë ligjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë çimentuar në dy nene të posaçme të Kushtetutës që në vitin 1998, kuadri ligjor është i kompletuar. Por siç vërehet edhe në raportet e DASH komunitetet fetare po përballen me vështirësi për blerjen e tokës, vështirësi që lidhen me problemet nga pushteti vendor”, u shpreh Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rasti i Alvin Berishës/ Meta bën thirrjen urgjente

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta gjatë fjalës së tij në konferencën ndërkombëtare me temë “Feja si instrument i paqes”, është ndalur edhe në rastin e 11-vjeçarit Alvin Berisha, për të cilin tha se tronditi opinionin publik.

Meta tha se Alvin berisha u shpëtua falë gazetarisë profesionale të huaj dhe vendase, por shtoi se duhet të ngrihen urgjent qendra rehabilitimi për t’iu ardhur në ndihmë personave që shpëtohen nga kampet e luftës, në mënyrë që të përballojnë traumat e përjetuara.

LEXO EDHE:  Policia kundër banorëve të Astirit/ Brahimllari akuza Ramës

“Në Siri gjenden shumë gra e fëmijë shqiptarë. I gjithë opinioni u trondit nga vogëlushi Alvin Berisha. Falë gazetarisë profesioniste të huaj e vendase, ky rast u zgjidh.

Duhen ngritur urgjentisht qendrat e rehabilitimit që persona të tillë të rehabilitohen. Viktima të tilla duhen përkrahur, që të bëhen pjesë e shoqërisë, pranë familjeve të tyre”, deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërcënimi nga Rusia/ Presidenti i Asamblesë së OSBE, apel të fortë Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Konferenca me temë “Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë”, ka mbledhur në Tiranë zyrtarë të lartë të OSBE-së dhe NATO-s.

I pranishëm në këtë konferencë, presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli, ndërsa vuri theksin për kërcënimin nga Rusia, tha se tashmë lufta me armë është zëvendësuar nga ajo kibernetike.

George Tsereteli i ka drejtuar një apel të fortë Shqipërisë, ndërsa kërkoi bashkëpunim dhe kujdes, për të parandaluar një rrezik të tillë.

“Do të takohem me të gjithë aktorët përkatës të politikës në Shqipëri. T’u kthehemi teknologjive të reja 5G, kjo është shumë e rëndësishme, që të kemi bashkëpunim me asamblesë dhe Shqipërisë. Sa i takon sigurisë kibernetike me teknologjitë e reja është në interesin tonë të punojmë më shumë me këto cështje.

LEXO EDHE:  Triumfi i humbësave!

Nuk është vetëm një garë për të përfaqësuar teknologjinë 5G por për sigurinë e rajonit. Edhe në Gjeorgji kemi risqe dhe kërcënime nga Rusia. Kemi një luftë të madhe kibernetike dhe vendet duhet të bashkëpunojnë shumë më tepër për të parandaluar masa të tilla” tha George Tsereteli.

Rrjeti 5G/ Gjenerali amerikan jep alarmin, ja rreziku që kanoset

Refuzimi i negociatave/ Ruçi kritikon sërish BE

LEXO TE PLOTE