LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas disa vitesh mungesë në kinematografi, rikthehet Julia Roberts

19 Mars 2018, 22:10, Lifestyle CNA
Pas disa vitesh mungesë në kinematografi, rikthehet Julia Roberts

Kinematografisë i kishte munguar Julia Roberts. Këtë herë aktorja do të vijë si protagoniste në një serial televiziv të realizuar nga ?Amazon? në bashkëpunim me ?Homecoming?.

Sipas mediave, seriali ku protagoniste do të jetë aktorja e famshme do të ketë dy sezone, dhe çdo puntatë do të zgjasë rreth 30 minuta.

Seriali, i prodhuar nga ?Universal Cable Productions?, ka në qendër të tij historinë e një asistenteje të një strukture sekrete të qeverisë dhe një ushtari që dëshiron t?i rikthehet jetës normale.

Seriali vjen nën regjinë e Sam Esmail, ndërsa sipas mediave xhirimet kanë nisur në Los Anxhelos./CNA.al

Lajmet e fundit nga