Connect with Us

Nga Azgan HAKLAJ/ MARSI, PRANVERA E LIRISË

Blog

Nga Azgan HAKLAJ/ MARSI, PRANVERA E LIRISË

Publikuar

-

Besë me Atdheun dhe Flamurin

Në kalendarin Europian Marsi  është  muaji i tretë i  vitit, Perëndi e  Luftës për romakët e lashtë . Dita e  Sulltan Novruzit apo ditëlindja e Imam Aliut në botë. Në këtë ditë ҫdo gjë rigjallërohet, lind shpresë, ringjallje për gjithë  njerëzimin. Novruz do të thotë ditë e re, është  festa e Bektashizmit, e dekretuar si festë zyrtare në vitin 1996 në Shqipëri.

22 Marsi, Ditëlindja e Imam Aliut, është  dhe Dita e fitores së PD-së, Partisë Misionare të Kombit Shqiptar, që shembi diktaturën më të egër, komunizmin në Shqipëri.

Marsi  është  për Shqiptarët muaji i ngjarjeve dhe personazheve të mëdha, të cilat shndritin fort dhe përgjithmonë në  qiellin Shqiptar. Në  krye të vendit qëndron  natyrshëm   2 marsi I vitit 1444  i Besëlidhjes së  Lezhës ,  vepra e parë e pavdekshme e Heroit Kombëtar,  Gjergj  Kastriotit – Skënderbeut.

Nëse Shqiptarët Historia i ka qortuar shpesh për  vonesë e përgjumje, muaji i parë i pranverës i ka gjetur përherë në këmbë në kuvende e beteja të mëdha për mbrojtjen e lirisë dhe trojeve etnike.

Betejat e përgjakshme të  Lidhjes Shqiptare të Prizrenit .

Kryengritja e  Malësisë së Madhe, e udhëhequr nga Dedë Gjon Luli, që filloi më 25 mars 1911.

“Epopeja e Jasharëve”, mw 5-6-7 mars 1998-të dhe e Haradinajve, më 24 mars 1998.

Rënia heroike e Njazi Azemit, më 26 mars 2001, për mbrojtjen e të drejtave  të shqiptarëve në Preshevë e që janë  finalizimi i protestave.

Në Prishtinë, në marsin e vitit 1981 dhe 1999, jehuan krismat e para të  pushkëve të lirisë në Kalanë  e Tetovës gjatë protestave të shqiptarëve në Tetovë.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Rambujesë nga delegacionet  shqiptare-angleze  dhe amerikane, më 18 mars  1999-tës,  që i hapte rrugë qëllimit të bombardimit të NATO-s mbi Serbinë, më datë 24 mars 1999, na kujtojnë se pa marsin nuk do të kishte liri për Shqiptarët.

7 marsi 1887–ës, Ditëlindja e Shkollës së Parë Shqipe, na sjell në kujtesën tonë historike devizën e madhe të rilindasve mendjendritur me pushkë e penë për Mëmëdhenë.

Alfabeti dhe shkronjat shqipe janë po aq të rëndësishme sa pushka dhe baruti  i trimave që i  dolën për zot Atdheut dhe u flijuan për Lirinë.

Ky muaj  i heroizmit, i patriotizmit dhe i vizionit të shqiptarëve për liri, na sjell në kujtesën kolektive figurat e mëdha të Popullit Shqiptar në një shtrirje kohore 600 vjeҫare. Skënderbeun e madh, Ali Pashë Gucinë, Bajram Currin, Idriz Seferin, Dedë Gjon Lulin, Preng Calin, Adem Jasharin dhe familjen e tij martire, familjen Haradinaj e Njazi Azemin.

Marsi i 1444-ës mbeti flakadani i lirisë i pashuar në shekuj. Ashtu si në Greqinë e lashtë, trimat e Shqipërisë  morën flakën Olimpike për ta shpërndarë në ҫdo cep të trojeve amtare e për të ngritur peshë zemrat e  shqiptarëve përballë armiqve të  egër dhe të armatosur deri në dhëmbë.

Më 14 mars 1847 lindi dhe 25 mars 1927 ndërroi jetë udhëheqësi i  kryengritjeve të Shqiptarëve, Idriz Seferi, i cilësuar si kalorësi  i Karadakut  nga shkrimtari  Ibrahim Kadriu. Historiani Ali Riza  Selmani thotë se:- Idriz Seferi ishte organizator i zoti që frymëzoi, motivoi dhe udhëhoqi shumë kryengritje në Anomarovë, Kosovën Juglindore dhe trojet e tjera shqiptare. Nuk ishte vetëm prijës popullor dhe luftëtar i lirw, por dhe  strateg ushtarak,  që udhëhoqi popullin e tij në luftëra e beteja për ҫlirim.

Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me kufij të cunguar, ndonëse ishte në moshë të  shtyrë, luftoi kundër serbëve e bullgarëve.

Idriz Seferi luajti një rol të rëndësishëm në organizimin dhe mbrojtjen në Kuvendin e Ferizajt gjatë korrikut të vitit 1908, i cili rezultoi me ngadhwnjimin e Revolucionit Xhonturk. Në Luftën e Parë Ballkanike, së bashku me vullnetarët e tij, luftoi heroikisht në mbrojtje të Atdheut.

Më datë 29  mars të 1925 ra Heroi i Popullit,  Bajram Curri. Prijësi popullor tribuni i lirisë mori pjesë  në betejat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , për mbrojtjen e trojeve etnike nga Konferencat dhe Traktatet që kërkonin copëtimin e tyre. Bajram Curri ishte një nga organizatorët e Lidhjes së Pejës “Besa–Besë“,të udhëhequr nga Haxhi Zekë Byberi mw 1899-1900-të. Ai ishte një nga prijësit kryesorë të Kuvendit të Ferizajt . Mbështeti kryengritjen e armatosur të Malsisë Madhe  në vitin 1911-të të udhëhequr nga Dedë Gjo”Luli. Mbështeti Platformën e Hasan Prishtinës  në Kuvendin e Junikut, mw 21-25 maj 1912, ku u hartua Platforma e Kryengritjes të Përgjithshme të vitit 1912, që do të çonte në ҫlirimin  e Shkupit, në gusht 1912-tës dhe nw Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e Flamurit  në Vlorë më 1912–ën nga plaku i urtë, Ismail Qemali.

Më 5 mars  1888 ndërroi jetë Ali Pashë Gucia nga plagët e marra në një atentat , një ndër misionarët e Lidhjes  Shqiptare të Prizrenit dhe një nga figurat e dalluara të Këshillit Kombëtar të saj. Ali Pashë Gucia  ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rrymës centriste, që hartoi luftën kundër shovinistëve fqinjë për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Atdheut. Ai u zgjodh kryetar i Shtabit Ushtarak për Mbrojtjen e Plavë-Gucisë. Veprimtarinë  e tij heroike e ka përshkruar bukur Gjergj  Fishta.

Betejat legjendare për mbrojtjen e Plavë–Gucisë, tw Hotit dhe Grudës, tw Ulqinit dhe Tivarit nga ushtritë Malazeze.

Kryengritja  e Malsisë së Madhe e 1911-ës.

Epopeja e Jasharëve dhe e Haradinajve, iu treguan Fuqive të  mbarë Botës se Shqiptarët janë në gjendje të përtërijnë rolin e madh të Gjergj Kastriotit sa herë e thërret liria për të mbrojtur flamurin kuq e zi, nderin, dinjitetin dhe tokën e tyre amtare.

Prijësit e shquar të betejave për liri: Idriz Seferi, Bajram Curri, ndërruan jetë  në mars .

Më 25 mars të 1945 komunistët pushkatuan Heroin e mbrojtjes së tokave etnike shqiptare, “Robin Hudin Shqiptar”, Prenk Calin.

Epopeja e këtyre trimave është e denjë për një  Iliadë  Shqiptare.

Ali Pashë Gucia e Jakup Ferri t’i kujtojnë Kreshnikët e Jutbinës.

Beteja 3 ditore e Adem–Hamz-Shaban Jasharit,Vraninën e Oso Kukën dhe heroizmin e Zhuj  Selmanit.

Në epikën historike shqiptare kanë mbetur të pavdekshme vargjet kushtuar Epopesë Marsiane Shqiptare dhe heronjve të tyre.

Ja si përshkruhet beteja legjendare për mbrojtjen  e Plavë–Gucisë, ku shqiptarët të udhëhequr nga Ali Pashë Gucia e Jakup Ferri i shpartalluan  hordhitë malazeze të Mark Milanit të 12.000 armiqëve:

Mark Milani i Malit të Zi

Ka hyp Marku në Plevi

Çka ka Limi që dirgjet zi

Haj medet vojnikët e mi…!

Jakup Ferri, “Leonidha Shqiptar”, luftonte me shpatën zhveshur si Akili në muret e Trojës. Kënga e lahuta shqiptare i skalitën një monument të pavdekshëm:

Me të kallzue ty nanë t’vjen seri:

30 burra i ka pré nji njeri.

Nja  lypsh  emnin: Jakup Ferri.

Shtimja, Kaçaniku , Cerrnaleva, Hoti e Gruda, Ulqini, Plava  e Gucia  u bënë kala të pavdekshme të qëndresës shqiptare duke i detyruar pushtuesit turko-sllavë, e Fuqitë e Mëdha të mos bëjnë hesapet pa hanxhinë, siҫ  thotë populli ynë.

Emisarët  e Sulltanit e të Knjaz  Nikollës pasi u shpartalluan keqas në fushëbeteja me shqiptarët tentuan disa herë të blejnë prijësit e tyre historikë duke i peshuar me ar , por  morën atë përgjigje që dinë të japin kapedanët e maleve: “As Sulltani, as krajlat, nuk kanë para për t’i blerë trojet  shqiptare”.

Plisat e Bardhë dhe xhamadanët kuq e zi, trimat legjendarë nuk pranuan të shkëmbenin me kapicat, dallamat malazeze dhe me Shallvaret e turqëve.

Besëlidhja Shqiptare bëri pluhur dhe hi planet e armikut që përmes parullës të famshme “Përça dhe Sundo” tentuan të fusnin grindje mes shqiptarëve duke shpresuar ndarjet krahinore dhe fetare.

Pasi u shpartalluan në Plavë-Guci, Mali i Zi i kërkoi Portës së Lartë dhe Kongresit të Berlinit t’i jepte si këmbim Hotin dhe Grudën me preteksin se janë katolikë dhe ushtria e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nuk do të bënte rezistencë. Kur mijëra luftëtarë shqiptarë vrapuan në ndihmë të  vëllezërve të tyre dhe i shpartalluan ushtritë malazeze , çështja shqiptare në Ballkan u ndërkombwtarizua dhe u vu në rend të ditës në kancelaritë e Fuqive të Mëdha. Shqiptarët ishin të udhëhequr nga postulati  i rilindasit  Pashko Vasa: “Feja e shqiptarit  është Shqiptaria”

Ja si e konceptonte legjendari Mic Sokoli nderin dhe dinjitetin shqiptar, i rrethuar nga të katër anët nga trupat e Pashait turk, ai thërret në ndihmë trimat e Dukagjinit. Kënga e thotë:

Mic Sokoli I Sokol Ramës,

Fjalë po I çon Mark Lulës Shalës,

A më ndihmon, o dajë i babes,

Më kanë ngreh topat rrethit arës

Rrethit arës,  rrethit t’oborrit,

Me shemb kullat Mic Sokolit…

Përballë ushtrive perandorake, të armatosur me topa, mitroloza mortaja, “Luani i Malësisë” dhe pse me forca të pakta, ishte betuar të luftonte deri në vdekje, siç bëri përpara tij Oso Kuka i Vraninës, Zhuj Selmani e pas tyre  Adem Jashari në Prekazin legjendar.

Dashuria për Atdheun, gjuhën, flamurin, doket, zakonet, amanetin, kujtimin e të parëve, janë  ADn-ja e burrave që besën e lidhën vetëm me Flamurin e Atdheun e tyre.

Ja si e arsyeton  qëndresën e tij ,deri në flijim  heroi  Mic Sokoli:

Me lëshue trojet poshtë po bie

Me venë ҫallmën spo m”ka hije

Se jam nip i Kastriotit

Më mirë gjoksin në grykë të topit.

Në vigjilje të Mijëvjeçarit të Tretë, më 5-6-7 mars të 1999–tës  në Prekazin  legjendar u shkrue Epopeja e lavdishme e Jasharajve. Komandanti legjendar i UÇK-sw Adem Jashari e Familja e tij i kthyen kullat e tyre në kala të pamposhtura qëndrese.

Në tre ditë u ripërsërit madhërishëm, krenaria , qëndresa shqiptare në shekuj. Ballë për ballë e dhëmbë për dhëmbë, si në Krujë, Shkodër e Sfetigrad e Albulenë kundër hordhive turke  Familja e Jasharajve e lau me gjakun e agresorëve  oborrin e muret e kullave. Ҫdo  frengji e ҫardak u kthye në bedenë kalaje . Muret shembeshin nga predhat e topave e tankeve, e prapë nga gërmadhat dilnin  Jasharajt e përgjakur duke qëlluar në  drejtim të ushtrisë serbe. Luftuan deri në vdekje për të mbetur të pavdekshëm. Heroizmi i tyre ndryshoi fatet e luftës dhe u bë simbol i betejës për liri.

Më datë 24 mars 1998–tës bisha serbe do të sulmonte një tjetër fole shqiponjash  nw Gllogjanin e Haradinajve. Këtu u shkrue me gërma të arta një epokë tjetër e lavdishme e Kombit Shqiptar. Haradinajt trima me në krye Ramushin u dolën zot kullave legjendare, siç thotë kënga epike:

Tunden malet, por nuk tunden kullat.

Në log të mejddanit po maten burrat.

Marsi i trimave, betejave e kuvendeve kujtohet me krenari. Shqipëria dhe shqiptarët janë një kudo ku ata jetojnë në trojet etnike, në Ballkan e  Diasporë.

Trinia e shenjtë: Gjuha, Flamuri e Atdheu, është burim frymëzimi i pashuar për ardhmërinë e përbashkët.

Ulqini i Teutës e Balshajve, ku prehen eshtrat e udhëheqësit të Lidhjes së Prizrenit , Ymer Prizreni, u bwnë  shumicë dominuese në qytetin  e tyre.

Parlamenti i  Maqedonisw e shpalli gjuhë zyrtare Gjuhën Shqipe, pra krismat e lirisë në 14 marsin e 2001 të UҪK-sw, po finalizojnë ëndrrën tonë. Marsi na thërret të jemi në  këmbë e të bashkuar për të nderuar   heronjtë tonë kombëtar dhe protagonistët e mëdhenj të historisë tonë, për të vazhduar  misionin  e tyre për realizimin e ëndrrës shumë shekullore  pa harruar  Mitrovicën e Bacës Isë, Preshevën e Ridvan Qazimit  dhe Ҫamërinë tonë të shtrenjtë.

Viti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut është apel për finalizimin  zgjidhjes së  Ҫështjes Kombëtare, Bashkimin e Kombit  Shqiptar në një shtet të vetëm. Deviza jonë do të jetë: ”Një Komb, Një Shtet”.

Shteti Komb i Shqiptarëve është domosdoshmëri historike.

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Truri jonë është projektuar të “vdesë” për ëmbëlsira/ Si ta kufizojmë sasinë e sheqerit

Publikuar

-

Nga

Ne i duam ëmbëlsirat. Por sheqeri i tepërt në dietat tona ushqimore, mund të çojë në shtim të peshës, diabet të Tipit 2 dhe prishjen e dhëmbëve. Ne e dimë që nuk duhet të hamë karamele, akullore, biskota, ëmbëlsira, por ndonjëherë është shumë e vështirë t’u rezistohet atyre. Duket sikur sikur truri ynë, e ka të vështirë t’i refuzojë këto ushqime.

Trupi jonë “vdes” për sheqerin, më saktë glukozën. Glukoza vjen nga fjala greke “glukos” që do të thotë e ëmbël. Glukoza ushqen qelizat që përbëjnë trupin tonë, përfshirë qelizat e trurit, neuronet. Ushqimet që përmbajnë sheqer, janë burime të shkëlqyera energjie.

Prandaj ne kemi evoluar për të gjetur ushqime të ëmbla veçanërisht të këndshme. Ushqimet me shije të pakëndshme, të hidhura dhe të tharta mund të jenë të papjekura, helmuese ose të kalbura, dhe mund të shkaktojnë sëmundje.

Prandaj, për të maksimizuar mbijetesën tonë si specie, ne kemi një sistem të lindur të trurit, që na bën të pëlqejmë ushqimet e ëmbla, pasi ato janë një burim i shkëlqyeshëm i energjisë për të furnizuar trupin tonë. Kur ne hamë ushqime të ëmbla, në tru aktivizohet sistemi i shpërblimit, i quajtur sistemi mesolimbik i dopaminës.

Dopamina, është një kimikat në trur që çlirohet nga neuronet, dhe mund të sinjalizojë se një ngjarje ka qenë pozitive. Kur akvizitohet sistemi i shpërblimeve, ai përforcon sjelljet, duke na bërë më të predispozuar t’i kryejmë sërish këto veprime.

Dopamina nxit ngrënien e sheqerit, dhe na nxit të mësojmë si të identifikojnë preferencialisht sa më shumë nga këto lloj ushqimesh. Mjedisi ynë është i bollshëm me ushqime të ëmbla, të pasura me energji. Fatkeqësisht, truri ynë është akoma funksionalisht i ngjashëm me paraardhësit tanë, dhe i pëlqen shumë sheqeri.

LEXO EDHE:  Nga Azgan HAKLAJ/ Shqipet e Koshares që shembën piramidat mes shqiptarëve, krushq lirie në dasmat e atdheut

Po çfarë ndodh në trurin tone, kur konsumojmë tepër sheqer? Truri e rimodelon vazhdimisht vetveten, përmes një procesi të quajtur neuroplasticitet. Kjo mund të ndodhë në sistemin e shpërblimit. Aktivizimi i përsëritur i këtij sistemi nga droga, ose ngrënia e shumë ushqimeve me sheqer, e detyron trurin t’i përshtatet stimulimit të shpeshtë, duke çuar në një lloj tolerance.

Në rastin e ushqimeve të ëmbla, kjo do të thotë që ne duhet të hamë më shumë sheqer, për të marrë të njëjtën ndjenjë shpërblyese, një tipar ky klasik i varësisë. Për t’i rezistuar dëshirave, ne duhet të pengojmë reagimin tonë natyror, për t’u kënaqur me këto ushqime të shijshme.

Një rrjet neuronesh frenuese, është thelbësor për kontrollimin e sjelljes. Këto neurone, janë të përqendruara në lobin parafrontal, një zonë kryesore e trurit që lidhet me vendimmarrjen, kontrollin e impulsit dhe kënaqësinë e vonuar.

Një zonë tjetër e trurit e prekur nga dietat ushqimore me shumë sheqer, është hipokampusi, një qendër kryesore e kujtesës. Hulumtimet tregojnë se minjtë, që hanë ushqime me shumë sheqer, ishin më pak të aftë të mbanin mend nëse kishin parë më parë objekte në vende specifike.

Po si ta mbrojmë trurin nga sheqeri? Organizata Botërore e Shëndetit, këshillon të kufizojmë marrjen e sheqernave të shtuar në vetëm 5 për qind të kalorive tona ditore, ose 25 gramë (6 lugë çaji)./ The Conversation-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kush ishte Salvatore Rina, kryebosi i frikshëm i mafias siçiliane “Cosa Nostra”

Publikuar

-

Nga

Mafia italiane “Cosa Nostra”, është e më famshmja sot në botë, për shkak të ndikimit të gjerë dhe egërsisë që e karakterizonte. Sot ajo nuk është aq e dhunshme sa deri 3 dekada me parë, kur e mbërriti kulmin në kohën e Salvatore “Toto” Rinës.

Mafiozët e tjerët e thërrisnin me nofkën “Belva” (Bisha), për shkak të natyrës së tij të dhunshme, ose “Shkurtabiqi”, për shkak se ishte shtatvogël. Gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë kriminale, Rina besohet se ka vrarë personalisht rreth 40 persona, ndërsa urdhëroi vrasjen e qindra të tjerëve.

Salvatore Rina lindi më 16 nëntor 1930 në qytezën malore të Korleones. Ai iu bashkua mafias së zonës që në moshën 19-vjeçare, kur kreu një vrasje në emër të saj. Një vit më pas, kreu një vrasje tjetër gjatë një debati banal, për të cilën u burgos për 6 vite.

Deri në vitin 1958, bosi i mafias në Korleone ishte mjeku Mikele Navarra. Ai u vra me urdhër të Luçiano Lexhos, një mafioz i pamëshirshëm, që më pas u bë vetë bosi. Bashkë me Toto Rinën dhe Bernardo Provencanon, Lexho nisi të forcojë shumë klanin e korleonezëve.

Për shkak se ishte një qytezë e vogël, korleonezët nuk kishin shumë peshë në mafian siçiliane të viteve 1950, krahasuar me familjet kryesore në kryeqendrën e rajonit, Palermo. Bosët e Palermos, i cilësonin shpesh me përbuzje korleonezët si “viddani” (fshatarë).

Në fillim të viteve 1960, Lexhos, Rina dhe Provencano, qëndronin të fshehur pasi kishin vrarë dhjetëra mbështetës të mbijetuar të Navarras, dhe për shkak të urdhër-arresteve nga policia. Rina dhe Lexho u arrestuan dhe u gjykuan në vitin 1969. Por në fund u liruan për shkak të shantazheve ndaj jurisë dhe dëshmitarëve.

Pas lirimit Rina u fsheh, dhe do të qëndronte në arrati për 24 vitet e ardhshme. Luçiano Lexho u arrestua dhe u dënua në vitin 1974 për vrasjen e Mikele Navarrës. Edhe pse ruajti njëfarë ndikimi nga qelia, Rina ishte tashmë bosi fuqiplotë i Korleonezëve. Ai mbante marrëdhënie të ngushta me Ndrangetën, mafias e frikshme kalabreze.

Gjatë viteve 1970, Siçilia u shndërrua në një pikë të rëndësishme në trafikun ndërkombëtar të heroinës. Rina dëshironte ta vendoste këtë trafik nën kontrollin e tij. Ndaj nisi një luftë të përgjakshme kundër familjeve të tjera mafioze siçiliane.

Në fund të viteve 1970, ai urdhëroi vrasjen e një numri të lartë zyrtarësh publikë, si gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë policie. Rivalët kryesorë të korleonezëeve ishin mafiozët Stefano Bontade, Salvatore Inserilo dhe Gaetano Badalamenti. Ata u vranë gjtë viteve 1981- 983, bashkë me shumë bashkëpunëtorë të tyre.

Lufta brenda mafias siçiliane, llogaritet të ketë shkaktuar në atë periudhë mbi 1 mijë të vrarë. Pas vitit 1983, korleonezët u bënë zotër të vetëm të mafias në ishull. Por gjërat për Rinën dhe njerëzit e tij, nisën të shkonin keq kur Tomazo Busheta u bë mafiozi i parë siçilian, që bashkëpunoi me drejtësinë.

Gjatë luftës brenda mafias, Busheta kishte humbur të gjithë familjen, disa të afërm dhe shumë miq. Shndërrimi në një ‘pentito’ (të penduar), ishte mënyra e vetme për të shpëtuar veten, dhe për të marrë hak ndaj Toto Rinës. Bushetta i dha gjykatësit të njohur Xhovani Falkone, informacione me shumë rëndësi mbi strukturën dhe mënyrën e funksionimit të ‘Cosa Nostra”.

LEXO EDHE:  Havzi Nela/ Prometeu i fjalës së lirë

Ai dëshmoi në Gjyqin e Madh të mesit të viteve 1980, ku u dënuan mbi 500 pjesëtarë të mafias. Rina u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje. Në vitin 1989 Rina udhëroi vrasjen e një numri bashkëpunëtorësh si Vincenzo Pucio. Ky kishte planifikuar  me sa duket rrëzimin e Rinës nga drejtimi i mafias, por Toto e kishte zbuluar me herët komplotin.

Gjatë arratisë, Rina mbajti marrëdhënie të ngushta me zyrtarë të lartë vendorë dhe qëndrorë si kryebashkiakun e Palermos, Vito Çiançimino dhe senatorin Salvatore Lima. Çiançimino, po nga Korleone, e lejoi mafian në këmbim të rryshfeteve të pastronte paratë e saj në sektorin e ndërtimit.

Lima kishte miqësi me disa herë krieministrin e vendit Xhulio Andreoti, një nga figurat më me ndikim në politikën kombëtare, në gjysmën e dytë të shekullit XX. Në vitin 2004, Gjykata e Lartë në Itali, deklaroi se Andreotti kishte pasur “lidhje miqësore madje të drejtpërdrejta” me Stefano Bontaden dhe Gaetano Badalamentin, bosët e të ashtuquajturit “krah të moderuar” të “Cosa Nostra”.

Këto lidhje, shkaktuan dyshime se Rina kishte psur një raport të ngjashëm me Andreotin më vonë. Por gjykatat e liruan Androtin nga kjo akuzë, duke e hedhur poshtë si të pabazuar në fakte dëshminë e mafiozit Baldasare Di Maxho, sipas të cilit Rina ishte takuar me ish-kryeministrin Andreoti në praninën e Limës.

Më majin dhe korrikun 1992, Rina urdhëroi ekzekutimin e gjykatësve anti-mafia Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino. Këto vrasje, e indinjuan tej mase mbarë opinionin publik në Itali, dhe e detyruan edhe politikën deri diku të kompromentuar që të reagonte.

Kështu Gjykata e Lartë, la në fuqi në janarin e vitit 1992, dënimin e Rinës. I tërbuar nga inati, ai urdhëroi vrasjen e ish-mikut të tij, senatorit Lima në 12 mars të po atij viti. Mediat në Itali folën për negociata të fshehta mes autoriteteve në Romë dhe krahut të djathtë të Rinës, Bernardo Provencano, për dorëzimin e shefit të mafias, që e kishte kaluar cakun.

Zyrtarisht, dihet që Rina u tradhëtua nga Di Maxho, i cili tregoi vendndodhjen sekrete “bosit të bosëve”. Rina u arrestua më 15 lanar 1993 në Palermo. Në kunërpërgjigje, njerëzit e tij ndërmorrën një seri aktesh terroriste në vende publike, duke vrarë 10 qytetarë të pafajshëm dhe plagosur 33 të tjerë.

Shitjen e Rinës nga Provencano, e konfirmoi në vitin 1996 Xhovani Bruska, një nga killerat kryesorë të bosit famëkeq, që pasi u arrestua pranoi të bashkëpunojë më drejtësinë. Të njëjtin variant mbështeti në vitin 2009 edhe Masimo Çiançimino, djali i Vito Çiançiminos. Toto Rina vdiq në burg në 17 nëntor 2017, pas një sëmundje të rëndë./Mafia.wikia.org-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Edhe pas shumë shekujsh, Murtaja mbetet një problem global

Publikuar

-

Nga

Në Kinë, dy pacientë të diagnostikuar me sëmundjen e Murtajës, po kurohen në një spital të Pekinit. Autoritetet janë duke punuar që sëmundja e tmerrshme, të mos përhapet tek njrëzit e tjerë. Por vetë lajmi, thuhet se ka ngjallur panik midis qytetarëve.

Sëmundja e Murtajës shfaqet në 3 mënyra:Murtaja Pneumonike, është një infeksion i mushkërive; Murtaja Septicemike është një infeksion i gjakut; ndërsa Murtaja Bsubonike prek sistemin e gjëndrave limfatike. Kjo e fundit, është ajo që ne e njohim ndryshe edhe si Vdekja e Zezë, epidemia që shfarosi më shumë se gjysmën e popullsisë evropiane në Mesjetë.

Murtaja Pneumonike, mund të jetë më pak e njohur se ajo bubonike, por është gjithsesi më vdekjeprurësja. Deri tani në Kinë, është identifikuar Murtaja Pneumonike. Nuk është e qartë se si janë prekur dy të infektuarit. Por e sigurtë është se ata nuk e infektuan në Pekin.

Mësohet se ata vinin nga Mongolia e Brendshme, dhe erdhën në Pekin ankas për t’u kuruar. Një bakter i quajtur “Yersinia pestis”, që bartet nga minjtë dhe pleshtat që ushqehen me to, shkakton të treja llojet e murtajës. Murtaja Pneumonike, është shumë ngjitëse dhe e transmetueshme midis njerëzve.

Ajo mund të përhapet, edhe vetëm kur kollitet një person i infektuar. Ky fakt la alarmuar qytetarët kinezë qëkur u publikua ky lajm. Një përdorues në faqen popullore Ueibo, shkroi se qeveria duhet të japë informacione se si udhëtuan pacientët drejt Pekinit. Pra nëse ata përdorën transportin publik, mund ta kenë përhapur tashmë Murtajën tek pasagjerët e tjerë.

Përdoruesit e tjerë, u ankuan se qeveria kineze duhej të kishte njoftuar më herët mbi këto 2 raste (pacientët raportohet se kërkuan trajtim që në datën 3 nëntor), si dhe të kishte një transparencë më të madhe. Kina ka një histori të gjatë të fshehjes së rasteve me sëmundjet infektive.

Por Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, deklaroi se qytetarët e Pekinit, nuk kanë pse të frikësohen, pasi rreziku i përhapjes më tej të sëmundjes është ”jashtëzakonisht i ulët”. Ajo konfirmoi se zyrtarët kanë dezinfektuar çdo vend, që mund të ketë qenë i ekspozuar ndaj baktereve të Murtajës.

Le të hpresojmë që nuk do të ketë më infektime dhe raste të reja me këtë sëmundje. Gjithsesi, ky rast është një kujtesë e rëndësishme se Murtaja, megjithë perceptimin e zakonshëm, nuk është një sëmundje që tashmë i përket histrisë. Për më tepër, ajo nuk kufizohet vetëm në Kinë.

Vitet e fundit, Murtaja është shfaqur në shumë vende, nga Madagaskari në Shtetet e Bashkuara. Dhe është një problem global. Murtaja përbën një rikujtesë mbi rrezikun gjithnjë e më të pranishëm të pandemive. Një rrezik, për të cilin ekspertët thonë se ne nuk jemi realisht të përgatitur.

LEXO EDHE:  ATDHEU THËRRET DALZOTËS KALORËSIT E LIRISË

Në shtator të këtij viti, ekspertët paralajmëruan në një raport të zgjeruar se po rritet rreziku i një pandemie globale. “Ekziston një kërcënim shumë real i një pandemie me lëvizje të shpejtë dhe shumë vdekjeprurës të një patogjeni të frymëmarrjes, që mund të shkaktojë vdekjen e 50- 80 milionë njerëzve”-shkruajnë ata.

Murtaja është më një problem shumë më shqetësues, sesa mund të mendohet në pamje të parë, madje edhe në SHBA. Kur mendoni mbi kërë sëmundje, mendja mund t’ju shkojë tek jeta e Uilliam Shekspirit. Në kohën e tij, Vdekja e Zezë, vrau çerekun e popullsisë së qytetit të tij.

Dhe para atij shpërthimi epidemik, në mesin e shekullit XIV, Murtaja Bubonike vrau rreth 60 përqind të popullsisë së Evropës. Është e vështirë të kuptohet përmasa e një katastrofe të tillë, apo shpejtësia me të cilën sëmundja tejet ngjitëse, u përhap në vetëm 6 vjet.

Fatmirësisht, sëmundja infektive nuk po prek popullatën njerëzore me një shkallë kaq alarmante. Edhe pse është shumë vdekjeprurëse kur nuk trajtohet, nivelet e rimëkëmbjes prej saj janë mjaft të mira, nëse trajtohet me antibiotikë që në fillim të simptomave.

Por Murtaja, si ajo Bubonike dhe ajo Pneumonike, vazhdon që të prekë njerëzit nga Afrika në Azi, nga Amerika e Jugut në atë të Veriut. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ajo preku 3.248 njerëz, duke i marrë jetën 584 prej tyre në të gjithë botën midis viteve 2010- 2015.

Në vitin 2014, në Kinë vdiq një burrë dhe 151 njerëz u vendosur në karantinë për shkak të Murtajës. Qyteti i Jumen, u izolua për disa javë nga bota. Dhe vetëm këtë vit në Mongoli, një çift ka vdekur nga Murtaja, pasi kishte konsumuar mishin e infektuar të një marmote

Në vitin 2015, Murtaja zuri titujt kryesorë në mediat amerikane, me 11 raste dhe 3 të vdekur në 6 shtete midi prillit dhe gushtit të atij vitit, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Çdo vit, SHBA-ja regjistron mbi 10 të vekur nga Murtaja. Ajo është më e zakonshme në zonat rurale. Në vitin 2017, ishulli i Madagaskarit, u prek nga një shpërthim i tmerrshëm i Murtajës, me 2.417 raste të konfirmuara, dhe 209 të vdekur. Pra, Murtaja përbën ende një shqetësim për të gjithë botën. Ajo është një sëmundje për të cilin do të bënim mirë të merrnim masa, para se të jetë shumë vonë./ VOX-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE