LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nënkryetari i Kuvendit sulmon ndërkombëtarët: Nuk e duan demokracinë por...

19 Mars 2018, 19:28, Aktualitet CNA
Nënkryetari i Kuvendit sulmon ndërkombëtarët: Nuk e duan

Nënkryetari i Parlamentit nga opozita, Edi Paloka, është i ftuar në studion e televizionit ABCNews, në rolin e kryetarit të Komisionit Hetimor parlamentar ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai u shpreh se vjedhjet janë blerë me votat e drogës, dhe Shqipëria gjatë qeverisjes së Ramës u mbush me kanabis. Paloka u shpreh se do të thirren të gjithë ata që do të rezultojnë të kenë dijeni në lidhje me rastin në fjalë, do të thirren për tu pyetur.

Nënkryetari i Kuvendit, u shpreh se qytetarët duan ta rrëzojnë këtë qeveri që e ka sjellë vendin në këtë pikë ku është sot, por jo gjithçka është në dorë të opozitës, kjo pasi edhe ndërkombëtarët kanë rolin e tyre. Ai tha se ka gjëra që janë jashtë dëshirës dhe vullnetit të opozitës, pavarësisht se opozita dhe populli kërkon rrëzimin e qeverisë. Sipas tij ndërkombëtarëve u intereson stabiliteti, dhe jo demokracia. /CNA.al

Lajmet e fundit nga