Connect with Us

Mbathjani larg nga Luli dhe Mona

Opinione

Mbathjani larg nga Luli dhe Mona

Publikuar

-

Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu

*Luli dhe Mona po bëjnë atë lojën e fëmijëve: fiton ai që nuk lëviz. Të dy janë vënë përballë njëri tjetrit dhe shihen në sy ditë e natë pa lëvizur, madje as edhe qepallat e syve nuk i lëvizin. Kjo është opozita e sotme. Opozita “mos lëviz.”

Ndërkohë politika shqiptare po lëviz me dinamikë të paprecedentë. Tenxherja me presion po zien, arrestimet kanë nisur, disa strategjike e të tjera politike; lëvizje rajonale e gjeopolitike; influencë ruse e turke; shqetësime amerikane; ekonomia e familjeve shqiptare në kufirin e mbijetesës; taksat rriten pas 1 prillit; papunësia në shifra rekord; numri i azilantëve shqiptarë në vendet e BE-së në numra alarmues; e probleme të tjera pafund si për Shqipërinë ashtu edhe për rajonin, por Luli dhe Mona vazhdojnë e luajnë “mos lëviz.”

Nuk ka as edhe një militant të PD-së që e do Lulin, por s’ka rëndësi, Lulin e do Rama. Me Lulin kryetar të opozitës Rama del në pension të vonë i ulur në karrigen e kryeministrit. Sa të jetë Luli do jetë edhe Rama.

Me sa duket as edhe Monën nuk e duan të vetët. Ikën këshilltarët e Durrësit, Tiranës, Fierit, Gjirokastrës, dhe së fundi edhe Vlorës. Tani priten ata të Lezhës, e shumë nga qytete të tjera. Ikni o njerëz, nëse keni pak intelekt, ikni e mbathjani se Luli dhe Mona kanë rënë në gjumin e thellë letargjik. Fundja, ata kanë gjëra më të rëndësishme për të bërë: ata po luajnë “mos lëviz.” Mos i shqetësoni me hallet tuaja të kota. S’keni punë? Ju rritën taksat? Po egzekutohen njerëz cdo ditë në të gjitha qytetet e Shqipërisë? Po vidhen banka? Po largohet rinia? Nuk po merrni pronat tuaja? Janë pezulluar legalizimet për qytetarët e po përfitojnë ende të ardhurit? Po ju heqin asistencën sociale? Po jua fut shteti? E po pastaj! Këto janë gjëra të parëndësishme! E rëndësishme është loja “mos lëviz” midis Lulit dhe Monës.

Por, dikush mund të pyesë? Ore zotëri, kam lexuar disa prej shkrimeve tuaja dhe shkrime të njerëzve të tjerë si të lloji tuaj që kritikoni e kritikoni herë me fjalë të bukura e herë të shëmtuara. Po të ishit ju në vend të Lulit apo Monës, cfarë do të bënit?

LEXO EDHE:  Manastirliu në Mamurras: Garantojmë urgjencën 24/7, objektet shëndetësore të dëmtuara do të rindërtohen

Kjo do ishte pyetja më racionale që mund të bëjë një lexues ndaj meriton një përgjigje racionale. Së pari, nëse do isha në vend të Lulit apo Monës, do e lija menjëherë lojën “mos lëviz” e do mblidhja menjëherë strukturat drejtuese të partisë e do ngrija ekipe pune me ekonomistët, juristët, profesorët, dhe specialistët e arsimit e shëndetësisë, për të ndërtuar platforma të mirë-studiuara e mirë-argumentuara mbi politikat fiskale, mbi politikat e asistencës sociale, mbi të metat dhe korrigjimet e ligjit të ri të arsimit të lartë, mbi defektet apo përmirësimin e shërbimit shëndetësor, mbi një skemë efikase për ndarjen e pronave dhe zgjidhjen e ngërcit të legalizimeve brenda qyteteve, mbi tokat në bregdet, mbi subvecionet për bujqësinë shqiptare, me propozime konkrete për një zhvillim të qendrueshëm ekonomik dhe në turizëm. Për cdo sector të jetës së vendit, biznesit të madh e të vogël, investimet e huaja e vendase, papunësinë etj, të ketë një alternativë më të mirë nga këto që kemi sot. Dhe, pasi diskutohen, konsultohen, hartohen e publikohen, ato i shpjegohen cdo ditë opinionit publik, duke i treguar shqiptarëve që ja kjo është alternativa më e mirë për ju dhe vendin. Ja cilët jemi. Ja cfarë ofrojmë. Ja si mund të përmirësoni të ardhmen tuaj e ja si mund të dilni nga varfëria.

Vetëm kështu opozita bëhet alternativë. Vetëm kështu bëhet aktive. Sa e vështirë është kjo? Dashnorët e flaktë të PD-së e kanë mendjen tek mesazhet seksi midis tyre. Ata të LSI-së janë dembelë. Pasi jo vetëm tani që se vrasin mendjen për alternative por edhe gjatë zgjedhjeve nuk u munduan fare për të formuar një plan qeverisës. A e dini se sa ishte programi zyrtar i publikuar qeverisës i LSI-së për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017? Vetëm 4 faqje. Dhe këto ishin më shumë me figura. Po ashtu edhe PD-ja. Ndaj edhe sot Luli dhe Mona luajnë “mos lëviz” e do luajnë për një kohë shumë e shumë të gjatë, e do vazhdojnë ti largohen edhe vetë deputetët e tyre, nëse nuk e ndalojnë lojën e nisin e marrin rolet që u takojnë, rolin e opozitarëve që ofrojnë alternativa./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

“Ta boja me drita, por nuk të arrita”/ Si u katandisëm kështu dhe kalojmë në orgazëm me Flori Mumajesin

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Metaj

Ulur ne tavoline, tek me perdhunoheshin veshet me muziken e lokalit qe bente pis me tallava te Flori Mumajesit.

Ajo qe me dhembi me teper, nuk ishin veshet e mi, po nje grup te rinjsh ulur te tavolina perballe, qe dinin permendesh tekstin :

“..prandaj t’u ngjita

Ta boja me drita

Por nuk të arrita

Dije se të du, të du..”

O zot i madh!

Ku ishte problemi me ne? Ku gabuam e perfunduam ketu?!

Cfare dreqin eshte ky brez i tredhur menderisht?!

Me kujtohen te rinjte e viteve 90… mosbindja ndaj sistemit, zjarri ne shpirt, kreativiteti i thekshem, qytetaria,kultura, naiviteti, talenti…

Por ja ku kemi mberritur: te rinj qe arrijne orgazem me “ta boja me drita”…

Sot ka fare pak gjurme nga trashegimia tronditese e viteve 90!

LEXO EDHE:  Ligji i ri për asistencën sociale/ Manastirliu: Më shumë mbrojtje për grupet në nevojë

LEXO EDHE:  Dita Botërore e Shëndetit/ Manastirliu: 24% më shumë qytetarë përfituan Kontrollin Mjekësor Bazë

Ritmi i shpirtrave qe po zgjoheshin ne kerkim te ndryshimit, te derdhur me zjarr ne tingujt rock te atij brezi aq te paster, aq te munduar, aq te sakrifikuar e aq poetik…

” E duam jeten ndaj na lini te jetojme

O mik, o vella pak qetesi per shpirtin tone

E shtrenjta ime ti kete mbremje mos mungo

I kam harruar perkedheljet mos harro

Cdo dashuri qe te jetoje do ngrohtesi

Dhe toka srron pa diellin lart, pa kaltersine..”

Eh mor Elton Deda, dita njemije!!!

“Tingulli i zjarrte” , ” Djemte e detit”, “Albatros” , “Thunderëay” , “Ritfolk” …

….Mumajesi, Elvana Gjata,Sinan Hoxha&co…

Cfare dreqin ndodhi me ne keshtu?! Pse perfunduam ketu?!

Kitara u zevendesua me klarineten.

Talenti me mediokritetin.

Poetika me injorancen.

S.O.S. rinia shqiptare!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Agim Xhafka/ Syri që flet

Publikuar

-

Nga

Nëpër vite mbaj mend që babai ankohej për dhimbje veshi. Sidomos i djathti. Dhe e shpjegonte se kur ishte i vogël,sa herë i ankohej gjyshes,ajo mbushte gojën me raki dhe drejt e tek veshi. Siç duket alkooli e rehatonte ca kohë, por nuk e shëronte.

Ndaj pasi mbushi 60 vjeç e shihja që kur flisja, ai zmadhonte sytë e ma afronte fytyrën më shumë se herët e tjera.

Pyeta nënën.
-Duket se nga ai vesh nuk dëgjon, por mos i bini në sy,-na porositi ajo.

Por ai nuk priti shumë e na bëri vërejtjen:
-Mos m’u hiqni se nuk e dini. Se keni dy javë që ulurini e bërtisni sikur jeni në rrugë. Kështu fshihet sekreti?!
E kishte zakon që cdo siklet donte ta kalonte me humor. Mbaj mend që kur donte të bënte një sy gjumë në drekë na thoshte:
-Po dolët përjashta merrni çelsin me vete se në jastëk do ve veshin e shëndoshë. Hahaha. Mos thoni që nuk paralajmërova.
Optimisti im,më kujtohet që këtë hall e pêrdorje dhe në çaste delikate. P.sh. sa herë bëhej ndonjë sherr mes ne fëmijëve e zêri ngrihej në qiell,ai ngrihej vrrulltazi e ndërsa ne prisnim ndonjë qortim,për çudi na pyeste:

LEXO EDHE:  Luli në panik/ “Vërsul” FRPD-në kundër dhjetoristëve

LEXO EDHE:  Manastirliu në Mamurras: Garantojmë urgjencën 24/7, objektet shëndetësore të dëmtuara do të rindërtohen

-Më duket se troket dera! E dëgjuat?
Fillonim të qeshnim e mamaja thosh:
-Tetë veshë nuk e kapëm dot,radari yt i vetëm…
Ai qeshte e në gaz nxirrte fjalët:
-Kompeson natyra. Kompeson.Se unë dëgjoj dhe me sy. Edhe me duar.
Vërtet ashtu ndodhi. Në ato vite ne komunikonim me veshtrime. Me prekje. E shihnim thellë në sy dhe e ledhatonim papushim me duar. Që edhe nëse nuk kapte ndonjë fjalë ta ndjente se ne e donim shumë,shumë. Ai e kuptonte. Dukej. Se asnjeherë,pas çdo komunikimi,nuk bëri pyetje,ose gjeste mosdëgjimi. Kompesimi baba. Se dhe me zemër dialogohet,flitet dhe me sy. Madje më qartë…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Tre fakte pse sistemi aktual zgjedhor është i dështuar

Publikuar

-

Nga

Dy partitë e mëdha, Partia Socialiste e Rilindjes dhe Demokratët e Republikës së Re, duket se kanë rënë dakort për formulën zgjedhore. Ata duan të mbajnë sistemin aktual politik. Pra, të mbrojnë formulën që kemi sot, e cila ka prodhuar atë situatë që ka vendi me një pushtet të kapur nga të gjitha anët nga kryeministri në detyrë dhe një opozitë  të përçartur që nuk e di ku të shkojë, por shpreson dhe sheh endërra se do të jetë aq e pushtetshme sa edhe Rama nesër.

Në të njëjtën linjë, çuditërisht dhe paburrërisht kanë shkuar edhe  pjesa më e madhe e anëtarëve të partive të mëdha. Edhe atë të cilët deri dje kërkonin ndryshim sistemi, sot kanë heshtur duke gjetur argumente se shpresa është për zgjedhje të parakohshme në pranverë  që në fakt është gënjeshtër që përdorin aleatët pas premtimeve që iu ka bërë Lulzim Basha për t’i futur në listat e tij.

Pra, partitë e vogla po kthehen në marioneta kryetarësh të keqpërdorur  nga partitë e mëdha dhe e  shesin veten për një vend në parlament, asgjë më shumë se kaq.

Më poshtë po sjellim tre faktet pse ky sistem zgjedhor është i dështuar.

Së pari, kjo formulë zgjedhore për këtë sistem i bërë në një natë në vitin 2008 dhe kundërshtuar  ashpër nga partitë e vogla të cilat sot kanë rënë dakort me Bashën dhe me Ramën, ka prodhuar një parlament të deformuar dhe të kapur nga krimi.

Kjo e provuar nga deputetët e hequr nga dekriminalizimi pas zgjedhjeve të vitit 2013. Pra kjo formulë më lista kryetarësh që nuk verifikojnë as deputetët e tyre, por krijojnë çetën e banditëve, të fortëve dhe servilëve brenda parlamentit është një fakt që shqiptarët tashmë e dinë.

LEXO EDHE:  Buxheti 2020/ Manastirliu: Rehabilitojmë 120 qendra shëndetësore me buxhetin e ri

LEXO EDHE:  Manastirliu/ Forcojmë ligjin kundër dhunës ndaj grave

Fakt i dytë është se “lutat” përgatiten nga kryetarët  në zyrat e mbyllura dhe goditen “elutat”, politikanët e karrierës dhe vlerat dhe në vend të tyre përdoren emra servilësh të paaftë dhe mjaftojnë të jenë pas kryetarit.

Këtë na e tregoi Lulzim Basha me listen e 2017-ës.

Këto janë dy fakte shumë domethënëse.

I treti dhe më kokëforti është kapja e sistemit në çdo cep nga Edi Rama. Kryeministri në detyrë ka kapur gjithçka, pikërisht  prej kësaj formule zgjedhore, pikërisht dhe prej sjelljes së kësaj opozite që kemi në Shqipëri, e cila kërkon që nesër  të bëjë të njëjtën gjë që bën Edi Rama.

Këto janë tre faktet që njerëzit tashmë i kanë parë dhe i kanë prekur dhe i shikojnë çdo ditë në Shqipëri. Çuditërisht në momentin kur opozita duhet të merrte rolin e ndryshimit të një sistemi zgjedhor që të ishte edhe më përfaqësues, mbron marrëveshjen e bërë nga Basha me Edi Ramën, dy vite më parë dhe nuk i lëviz asnjë pikë.

Lulzim Basha shkon në krah të Ramës edhe pse ka tre fakte të ditura nga shqiptarët  të paravlerësuara dhe të prekura prej tyre, të cilat  kanë bërë që shumica e elektoratit të jetë kundër kësja formule zgjedhore, por  këto fakte nuk kanë mjaftuar. Kanë bërë që opozita  të vendoset në rrjesht dhe t’i serviloset këtij sistemi që kemi me shpresën se do t’i kapë të gjitha pushtetet si kryeministri Rama sot.

Pra, nuk kemi një opozitë ndryshe, por kemi një opozitë njësoj si partia në pushtet./CNA.al

LEXO TE PLOTE