LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI merr në mbrojtje kryebashkiakun e Lezhës

19 Mars 2018, 20:40, Aktualitet CNA
LSI merr në mbrojtje kryebashkiakun e Lezhës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka marrë në mbrojtje kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, të arrestuar pasi akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me abuzimin me pronat në Shëngjin.

Ajo u shpreh se çështja e Lezhës nuk është çështje korrupsioni, por është çështje për pastrim territori.

“Nëse arrestimet e fundit do të jenë arrestime selektive, domethënë të një kahëshme, sigurisht që kjo e vë jashtëzakonisht në dilemë. Çështja e Lezhës nuk është çështje korrupsioni, është çështje pastrim territori për zgjedhjet lokale. Drejtësia e munguar për shqiptarët do të jetë një drejtësi që do të vonojë, por do të vijë një ditë. Sigurisht kostoja më e madhe nuk do të jetë e politikës, por për kamxhikun që ka mbajtur në dorë politika, siç janë në këtë rast disa segmente të drejtësisë shqiptare.”, – deklaroi Kryemadhi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga