LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lirimi i Frrokajt/ Shpërthen ish-ministri i Ramës: Boll me show policësh!

19 Mars 2018, 13:01, Politikë CNA
Lirimi i Frrokajt/ Shpërthen ish-ministri i Ramës: Boll me show

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1″, Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lezhës, e cila vendosi masën e sigurisë ?arrest shtëpie?, për kryebashkiakun Fran Frrokaj.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Manjani shkruan se këto janë pasoja e farsës së arrestimeve për show dhe terror politik.

Gjithashtu ai shkruan se kështu ndodh gjithmonë kur drejtësinë e ka në dorë policia dhe pushteti.

Postimi i plotë:

Ja dhe pasoja e farsës së arrestimeve për show dhe terror politik!

Nga izolimi në polici, përfundojnë në shtëpi!

Kështu ndodh gjithmonë kur drejtësinë e ka në dorë policia dhe pushteti!

Kështu ndodh kur Policia të telendis në publik dhe bën edhe punën e Prokurorit!

Se si mund të hetojë policia Shpërdorimin e Detyrës, një dreq e di!

Por, unë dua të di:
-Ku është Prokuroria e Republikës?
– Kush po heton?
– A ka akuzë të ngritur me prova apo thjesht dyshime?
-Pse ky dështim spektakolar, në vetëm 48 orë?!
-Pse nuk ndiqen penalisht ata zyrtarë që paskan hequr lirinë qoftë dhe për 48 orë?
– Përse nuk sekuestrohet toka objekt hetimi?
– Përse nuk sekuestrohen dokumentat zyrtarë?

Boll me show policësh!

Kushtetuta ngarkon me përgjegjësi PROKURORINË!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga