LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi mesazh Ramës dhe Bashës: LSI nuk është më patericë e askujt

19 Mars 2018, 20:31, Aktualitet CNA
Kryemadhi mesazh Ramës dhe Bashës: LSI nuk është më

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë të dhënë për RTSH-në, është shprehur se partia e saj nuk është më shtojcë dhe patericë e asnjë partie politike.

Ajo la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike, pasi sipas saj Edi Rama është arrogant, pervers politik që kërkon të ketë në dorë çdo gjë.

“Koha që LSI ishte shtojcë apo patericë e një partie tjetër ka mbaruar. Është një realitet politik dhe nuk e shikon veten as pranë PS-së dhe as pranë PD-së. Ne jemi një parti e qendrës së majtë, ndërkohë që Partia Demokratike është parti e forcave të djathta, pra përfaqëson të djethtën. Pavarësisht nga kjo Partia Demokratike, ka programin e saj, qoftë ekonomik qoftë edhe shoqëror, ashtu sikur edhe ne kemi programin tonë. Ajo çka mund të them dhe që është e rëndësishme është se ne jemi në fokusim të një fronti ku pjesa kryesore e luftës sonë ka të bëjë me luftën e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Sigurisht që zoti Basha ka tjetër sjellje politike, zoti Rama ka tjetër sjellje politike, por sa i përket sjelljet politike, nuk ka të krahasuar Rama për shkak të arrogancës, për shkak të perversitetit të tij politik, i cili kërkon që në dorë të tij të ketë çdo gjë.” /CNA.al

Lajmet e fundit nga