LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konflikt për një grumbull gurësh/ Godet vëllain në kokë

19 Mars 2018, 09:13, Kronika CNA
Konflikt për një grumbull gurësh/ Godet vëllain në

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia në Mat, pasi ka qëlluar vëllain e tij me mjete të forta në kokë.

Mesohet se i arrestuari është Romeo Lika, 44 vjeç, banues në fshatin Rremull-Mat ( i dënuar më parë për vjedhje).

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një konflikti për një grumbull gurësh në rrugën e fshatit Rremull, në afërsi të banesave së tyre ka goditur me mjete të forta në kokë vëllain e tij shtetasin F.L, 55 vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës , Tiranë.

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi konfliktin e mëtejshëm duke arrestuar në flagrancë autorin e kësaj ngjarje.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga