Connect with Us

Gazetari paralajmëron publikimin e emërimeve të paligjshme në arsim

Aktualitet

Gazetari paralajmëron publikimin e emërimeve të paligjshme në arsim

Publikuar

-

Gazetari Adriatik Doçi, i cili një ditë më parë publikoi një investigim personal lidhur me një skandal në Zyrën e Arsimit të Kamzës, sot ka paralajmëruar publikimin e disa listave me emrime të paligjshme nga drejtoresha e Zyrës Arsimore të Kamzës Ermioni Cekani.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Doçi shkruan:

“Dhjetëra mesazhe në inbox për Ermioni Cekani, kuçedrën e korrupsionit, mediokritetit dhe arbitraritetit, e cila prej katër vitesh ka zaptuar zyrën e arsimit në Kamëz, duke e shndërruar në zgafellë pazaresh, skutë sekserësh dhe instrument të biznesit familjar. Në pamundësi për t’ju përgjigjur personalisht, i falënderoj dhe bashkohem me shqetësimin e secilit prej mësuesve të shkarkuar nga puna padrejtësisht, me ata që sot janë në procese të lodhshme gjyqësore, me ata që janë zëvendësuar me njerëz pashkollë, me ata që nuk emërohen për shkak të shitjes së vendeve të lira të punës, me ata që mbahet peng me kontrata njëvjeçare apo me ata që nën presionin e largimit nga puna, përdoren nga zonja për reklamimin dhe shitjen e librave të saj. Listat me emërimet e paligjshme, të cilat ju m’i keni dërguar, jo vetëm do të publikohen në vijim, por do të shkojnë në KLSH dhe Prokurori. Mos harroni, vetë Ermioni Cekani ka rezultuar humbëse në konkursin për atë detyrë, por megjithatë u emëruar për shkak të një lidhjeje të turpshme klienteliste.” /CNA.al

Investigimi/ Skandal në arsim

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali/ KESH, 140 milionë lekë për “qyfyre” (festa dhe humor)

Publikuar

-

Nga

Jo pa qëllim po përdorim në titull fjalën “qyfyre” për të treguar se ku shkojnë lekët e shqiptarëve dhe si i përdorin Korporatat, si ajo e prodhimit të energjisë në Shqipëri, KESH.

Sipas të dhënave zyrtare mësohet se drejtori i famshëm i KESH, zyrtari i të gjitha pushteteve, ish-kandidati i Berishës për Shkodrën dhe më pas Tiranën, Benet Beci, së fundi përdor lekët e shqiptarëve për “qyfyret” e tij.

Në dy vitet e fundit situata hidrike në Shqipëri është si mos më keq. KESH është në një krizë borxhesh të thellë, ndërkohë që Beneti i gjithë pushteteve hap tender 141 milionë lekë, për “qyfyret” e tij.

Sipas të dhënave zyrtare, të publikuara nga vetë KESH, kjo shumë parash do të përdoret në funksion të rritjes së imazhit dhe organizimi i eventeve të KESH.

Nuk dihet se kush do të këndojë në këto evente, Sinani apo Bujar Qamili, por një gjë është e sigurtë, vallen do ta heqë Benet Beci.

LEXO EDHE:  Tre eurodeputetë “shuplakë” Ramës/ Mos shkatërro marrëveshjen, mund të ngadalësojë integrimin

LEXO EDHE:  E rëndë në Kamëz/ Një 40-vjeçar i jep fund jetës

Mësohet se tenderi është hapur në datën 16 shtator 2020, dhe data e mbylljes së tenderit është 9 tetor.

Nuk na ngelet gjë tjetër, vecse të presim datën 9 tetor mbylljen e këtij tenderi. Ndoshta të shpresojmë se në eventet e Benetit do të ketë edhe ndonjë aktor të “Portokallisë” apo të “Klanifornia”, “Al Pazar”, e të tjerë, të cilët në funksion të eventeve mund të bëjnë edhe qyfyret për Benetin, të plotësohet argëtimi I tij në krye të këtij institucioni, ku qëndron prej janarit të vitit 2019 , pasi qëndroi si drejtor i FSHZH-së, (Fondi Shqiptar i Zhvillimit), nga viti 2005 deri në vitin 2019, kur u emërua në krye të KESH./ CNA.al

Gjithë jetën drejtor/ Tani paguhet më shumë se presidenti



Çfarë shpërblimi po pret “perandori i shkurtër i financave” Benet Beci nga qeveria e të “gjatit”?

Dosja e KLSH që çon në burg Benet Becin

Pasuria e kryeministrit “hije” Benet Beci

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

8 ditë në këmbë deri në Pogradec/ Refugjatët afganë: “Ne nuk jemi terroristë”

Publikuar

-

Nga

8 ditë në këmbë deri në Pogradec/ Refugjatët afganë: “Ne nuk jemi terroristë”

Policia ka kapur ditën e djeshme 6 refugjatë afganë në hyrje të qytetit të Pogradecit në zonën e quajtur “Enkelana”. Mes tyre ishin 3 të rritur dhe 3 fëmijë.

Sipas burimeve ata kishin ardhur në këmbë nga kampi në Greqi drejt Korçës dhe nga Korça në Pogradec në këmbë. Ata janë parë nga kalimtarë të rastit si fillim që i kanë gjetur duke qarë në rrugë pasi kishin mbetur aty.

LEXO EDHE:  Tre eurodeputetë “shuplakë” Ramës/ Mos shkatërro marrëveshjen, mund të ngadalësojë integrimin

LEXO EDHE:  Meta bën paralajmërimin e fortë/ Me një dekret shpërndahet parlamenti

Ata rrëfejnë se kishin ecur rreth 7-8 ditë për të mbërritur deri në Pogradec.

Njëra prej vajzave adoleshente kërkonte të ikte në Tiranë tek nëna e saj dhe mes lotësh thotë që nuk do gjë tjetër veç të shkollohet.



“Nuk dua para, nuk dua ushqim, dua të shkoj në një vend më të mirë ku të shkollohem. Ne nuk jemi terroristë,” tha ajo./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Ndërron jetë gjykatësja dhe feministja e njohur, Ruth Bader Ginsburg

Publikuar

-

Nga

Ndërron jetë gjykatësja e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg

Gjykatësja e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara dhe ikona për mbrojtjen e të drejtave të grave, Ruth Bader Ginsburg, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Mësohet se Ginsburg ka humbur betejën me një sëmundje kancerogjene.

Përmes një deklarate, Gjykata Supreme dha lajmin në të cilën thuhet se Ginsburg vdiq nga kanceri i pankreasit në shtëpinë e saj në Uashington.  Gjykatësja e ndjerë kishte njoftuar personalisht se do t’i nënshtrohet kimioterapisë për shkak të rishfaqjes së kancerit.



Ginsburg ishte një nga feministet më të njohura dhe u shndërruar në një figurë kryesore e liberalëve në Shtetet e Bashkuara. Ajo ishte gjykatësja më e vjetër dhe gruaja e dytë në histori që ka qenë pjesë e Gjykatës Supreme, ku shërbeu për 27 vjet./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE