LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhënia e autorizimit nga Presidenti/ Paloka: E vetmja pikë për të cilën kam rezervë është...

19 Mars 2018, 19:55, Aktualitet CNA
Dhënia e autorizimit nga Presidenti/ Paloka: E vetmja pikë për

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e opozitës, Edi Paloka, ishte i ftuar në studion e televizionit ABCNews, ku ndër të tjera komentoi edhe dhënien e autorizimit nga Presidenti për zhvillimin e negociatave mesh Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar.

Ai u shpreh, “Meta besoj se ka marrë informacionin e duhur, sepse siç ne e kemi propozuar, ky proces ka qenë në terr të plotë. Dëgjonim nga Greqia për negociata të mbyllura, e qeveria nuk jepte asnjë informacion.”

Sipas Palokës, e vetmja pikë për të cilën ai ka rezerva është grupi negociator, në përbërjen e të cilit është Artur Meçollari.

“E vetmja pikë për të cilën unë kam rezervë, është grupi negociator, ku është një person ndaj të cilit ngihet akuza e bashkëpunimit me vende joanëtare të NATO-s. Edhe sikur opozita të jetë gabim, përse qeveria nuk e largon atë për që procesi të mos kontestohet?”, – tha Paloka, ndërsa shtoi, “Jemi mashtruar se ka çertifikatë të NATO-s, por na doli e firmosur nga shteti shqiptar.”

Paloka tha se opozita do të jetë e vëmendshme për çdo hap, dhe nëse do të duhet do të bashkohet me Presidentin për të mbështetur interesat e vendit.

“Jemi të vëmendshëm dhe në fund do mbajmë qëndrimin tonë. Nëse do të na duhet të mbështesim interesat e vendit do të jemi bashkë.”, – deklaroi nënkryetari i Kuvendit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga