LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i Frrokajt/ Gazetarja tregon pse “kaposhi” u kthye në “thelë”

19 Mars 2018, 20:51, Politikë CNA
Arrestimi i Frrokajt/ Gazetarja tregon pse “kaposhi” u kthye në

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, e ftuar në emision ?Studio e Hapur? në News24, ka shpjeguar përse të gjithë të arrestuarit në Lezhë, për abuzim me pronat në bregdet u liruan dhe përfunduan në arrest shtëpie.

Lala ka thënë se Prokuroria ka hetuar për këtë dosje dhe ka ngritur vetëm dy akuza, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, në një kohë që nuk ka ngritur akuzën e bashkëpunimit.

Sipas Lalës, Prokuroria është mjaftuar duke formalizuar disa akuza, por duke lënë hapësira që sot, ata të arrestuar dje, të shkojnë në ?arrest shtëpie?.

?Prokuroria vërtet nga 2017 ka hetuar për këtë dosje, por ka ngritur dy akuza për këta persona, shpërdorim detyre dhe falsifikim, në një kohë që s?ka ngritur akuzën e bashkëpunimit.

Prokuroria, e ndikuar politikisht, apo për shkak të ndërhyrjeve, presioneve, apo edhe te paaftesise, këtë s?di ta them, i ka lënë këto akuza dhe ka lene hapesira ligjore duke i lënë mundësi gjykatës ta ndryshojë vendimin dhe ti dërgojë në arrest shtëpie.

Kjo tregon se e gjithë kjo rrëmujë, që do duhet të kishim akuzë për korrupsion, prokuroria s?e ka bërë, është mjaftuar duke hartuar disa akuza dhe duke lene hapesira ligjore, për ta katandisur këtë dosje në pafajësi?? /CNA.al

Lajmet e fundit nga