LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimet e zyrtarëve/ Vishaj “shpërthen” ndaj policisë: Mos bëni presion

19 Mars 2018, 17:09, Politikë CNA
Arrestimet e zyrtarëve/ Vishaj “shpërthen” ndaj

Pas arrestimit të zyrtarëve të Bashkisë së Lezhës dhe pasi ditën e sotme është dhënë masa e sigurisë për ta, ka reaguar avokati Saimir Vishaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Vishaj ka thënë se vepra penale e shpërdorimit të detyrës i kujton atë të agjitacion e propogandës.

Ndër të tjera në statusin e tij Vishaj i ka kërkuar policisë të mos bëjë presion mbi Prokurorinë e Gjykatat.

Statusi i plotë:

?Cfare ndryshoi ne dosjet e funksionareve te Bashkise se Lezhes ne lidhje me masen e sigurimit Arest ne Burg qe nga momenti qe u caktua ne mungese te personave nen hetim dhe sot qe u zbatua neni 248 I KPRP qe ka te beje me kushtet e verifikimit dhe zbatimit te mases!!!….

1.E njejta dosje

2.Te njejta prova

3.I njejti gjyqtar

4.Politika ne kembe

5.Simpantizantet e punesuar ne Bashki ne kembe

6.Vepra penale e shperdorimit te detyres na kujton vepren penale te Agjitacion e propagante

7.Zyraret e Larte duhet te akuzohen vetem per Korrupsion nese provohet

8.Duhet te jepet fund seancave gjyqsore per masat e sigurimit ne mungese per aq kohe sa ligji I jep te drejte prokurorit nenin 253/2 te KPRP per urdherin e ndalimit

9.Policia te mos ushtroje presion mbi prokurorin apo gjykaten.

10.Policia te beje kujdes me Komunikatat per zbulimin e veprave penale me gjeneralitetet apo pamjet filmike ndaj te dyshuareve per aq kohe sa kemi nje parim baze Prezumimin e Pafajsise..? /CNA.al

Lajmet e fundit nga