LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do ta përkrahë presidenti Vuçiç ngritjen e  përmendores së Milosheviçit në Beograd

19 Mars 2018, 18:31, Aktualitet CNA
A do ta përkrahë presidenti Vuçiç ngritjen e

Kryetari i nderit i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe njëri nga iniciuesit e idesë që Sllobodan Millosheviçit t?i ngrihet përmendore në Beograd, Milutin Mërkonjiç, është i bindur se për këtë iniciativë do ta ketë edhe përkrahjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe të partisë së tij SNS.

Deklarimin Mërkonjiq e ka bërë kështu në një intervistë për gazetën  serbe?Veçernji Novosti?, të sjellë në shqip nga “Koha.net”, ndërsa pyetjes se ku do të vendoset ajo, ai i është përgjigjur duke thenë  se përmendorja mund të vendoset në “Sheshin e Studentëve”, në kryeqytetin serb Beograd,  ku është paraparë edhe vendosja e përmendores së Zoran Gjingjiçit.

Sllobodan MiIlosheviç është ish udhëqësi i Serbisë në pas vitet ’90 dhe njeriu nën rregjimin e të cilit ndodhën genocidet e Bosnjes dhe Kosovës dy nga më të mëdhenjtë pas atij nazist të luftës së dytë botërore.

Për krimet monstruoze të urdhëruara prej tij, Slobodan Milosheviç, u arrestua dhe u dorëzua në Tribunalin e Hagës në vitin 2001, kur kryeministër i Sërbisë ishte Zoran Gjingjiç.

Pa u kaluar dy vjet nga ky dorëzimi , në vitin 2003, kryeministri Gjingjiç u vra, mendohet nga përkrahës të Millosheviqit, në oborrin e Qeverisë serbe.

Millosheviq vdiq në burgun e Hagës, tre vjet më vonë, në vitin 2006. Në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviçit dhe të luftërave të tij kundër shqiptarëve në Kosovë, Aleksandar Vuçiç ka qenë ministër i Informacionit.

Lajmet e fundit nga