Connect with Us

‘Shefi’, ‘Vajza e bukur’, ‘rrushi’, ‘birra’/ Zbardhen kodet e trafikuesve të 2.5 tonëve drogë

Kronika

‘Shefi’, ‘Vajza e bukur’, ‘rrushi’, ‘birra’/ Zbardhen kodet e trafikuesve të 2.5 tonëve drogë

Publikuar

-

Zbardhen kodet e përdorura nga 23 trafikantët e drogës që operonin në Shqipëri dhe Itali, të cilët u arrestuan pak ditë më parë në operacionin e koduar “shefi’, pjesë e të cilës ishte dhe një organizatë kriminale e përbërë nga italianë dhe rumenë.

Sipas Report tv, nga hetimet ka rezultuar se shqiptarët e përfshirë në këtë trafik për të kamufluar aktivitetin kriminal e cilësonin drogën gjatë komunikimeve të tyre telefonike me epitetit si “makina, rrushi, punëtor, motorr, shishe birre, shishe uji, bluza, shezllone, persona, skeleri, birra. Ndalur te paratë dhe vlerën prej 1400 euro për kg që grupi kriminal hidhte në tregun italian, kanabisin e transportuar si nga ajri, deti dhe rrugë tokësore etiketoheshin me termat “dokumentet, orë pune, punëtorë”.

Kur kanabisi apo lënda narkotike kokainë e trafikuar nga Shqipëria rezultonte e një cilësie shumë të mirë veç komunikimit për sasinë, çmimet dhe mënyrën e trafikimit shtetasit e hetuar kujdeseshin dhe për cilësinë. Ndër përgjimet e komunikimeve mes trafikantëve ka rezultuar se ata përdornin këto etiketime “Vajza e bukur, më sill një kamion rrushi pa fara, bëj një kamion rrushi pa fara nga ajo e bardha”.

Hetimit i Antimafias së Barit ka zbuluar se personi që koordinonte transportin e kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë ishte Mariglen Shusha me rolin e furnizuesit. 43 persona, mes tyre e19 shqiptarë, të arrestuar dhe dy në kërkim akuzohen nga prokuroria e Barit dhe ajo e Krimeve të Rënda për akuzën e kultivimit dhe trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve.

LEXO EDHE:  “Tërmet” në polici e dogana/Prokuroria zbardh skenarin, si tentoi “të shpëtonte” policia

Në harkun kohor 2016-2017 e deri në finalizimin e operacionit në javët e para të mars 2018 këtij grupi kriminal i janë sekuestruar 2.3 tonë kanabis, 1 kg kokainë, sasi droge e cila nëse do të dilte në treg do të kishte një fitim prej 15 milionë euro për dy organizatat kriminale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E ekzekutuan në derë të shtëpisë 11 vite më parë/ Gazetari zbardh motivin e vrasjes së Fatmir Xhindit

Publikuar

-

Nga

E ekzekutuan në derë të shtëpisë 11 vite më parë/ Gazetari zbardh motivin e vrasjes së Fatmir Xhindit

11 vite më parë u ekzekutua në hyrje të shtëpisë së tij ish-deputeti i ndjerë i Partisë Socialiste Fatmir Xhindi.

Gazetari Elton Qyno tha mbrëmjen e sotme se vrasja e tij thuajse është zbardhur, madje zbuloi edhe motivin e ekzekutimit.

Qyno tha se autori është në Roskovec dhe ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për punë morali, por këto deklarata janë përballur me kundërshtinë e deputetit të PS-së Xhemal Qefalia.

Qefalia debatoi ashpër me gazetarin, pasi pretendon se këto janë thashetheme të pabazuara.

Debati i plotë në studion e “Repolitix”:

Elton Qyno: Në rrugë operative vrasja e Fatmir Xhindit thuajse është zbardhur. Të dhënat thonë në rrugë operative se është zbardhur vrasësi, është në Roskovec dhe vetë zoti Qefalia mbase e di.



Xhemal Qefalia: Jo unë nuk e di

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi: Droga nuk është më çështje kriminale, por politike

LEXO EDHE:  4 cilësi që tregojnë se ju jeni gati për t’i zënë vendin shefit

Elton Qyno: Sipas asaj që kam lexuar vrasja është kryer për punë morali dhe nuk ka lidhe fare për arsye politike.

Xhemal Qefalia: Po bëni një gabim trashanik, është thashetheme i pabazuar. Po bëni një gabim të cilën po fyn një njeri që është vrarë në mënyrë të befasishme me statusin e deputetit. Pastaj po gaboni se ju thoni se dini motivin dhe autorin dhe drejtësia nuk po vepron.

Elton Qyno: Unë thash që në fillim në rrugë operative.

Xhemal Qefalia: Kjo që po thoni është për ta kamufluar.

Elton Qyno: Jo unë e thash që në fillim këtë, po e  keqkuptoni.  Heshtët për këtë pjesë se mbase dhe vetë e dini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hakmarrja e Rrëshenit me 500 gramë tritol/ Eksperti i sigurisë: Mund të jetë vendosur në servis

Publikuar

-

Nga

Hakmarrja e Rrëshenit me 500 gramë tritol/ Eksperti i sigurisë: Mund të jetë vendosur në servis

Eksperti i sigurisë, Arjan Dyrmishi është i ftuar mbrëmjen e sote në “Real Story” ku po flitet për atentatin me tritol që iu bë 51-vjeçarit Preng Gjini mbrëmë në Tiranë.

Ndërsa mësohet se mjeti “Benz” A Class me të cilin iu bë atentati Gjinit ishte i kushëririt të tij, Fatjon Dautaj, eksperti i sigurisë shprehet se sasia e tritolit mund të jëtë vënë në servis.



“Që të japë efekt eksplozivi duhet të qendrojë në një terren më të mbyllur, duket se shpërthimi ka shkuar në anën e djathtë e ka amortizuar disi efektin. Veprimi ka qenë jo thjesht demonstrativ me aq shumë sasi nuk ke shumë mundësi të jesh smart, apo preciz. Ata kanë dashur që punën ta bëjë sasia, jo cilësia. Mund të jetë marrë diku, mund të jetë vendosur në një servis tritoli. Por duhen hetime për këtë.”. tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“I tha të përgjigjen sipas kanunit”/ Lala tregon se si nisi zanafilla e konfliktit mes familjes Reçi e Gjini

Publikuar

-

Nga

“I tha të përgjigjen sipas kanunit”/ Lala tregon se si nisi zanafilla e konfliktit mes familjes Reçi e Gjini

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer me detaje mbrëmjen e sotme në “Real Story” se si kanë nisur konfliktet mes familjeve Reçi e Gjini në Mirditë.

Lala tha se shtetasi Gasper Reçi dhe Tonin (Armando) Gjini të dy të ekzekutuar kanë qenë bashkë pjesë e një grupi të trafikut të heroinës në Itali.

Sipas saj, gjithë konflikti mes dy familjeve ka nisur kur Tonin, Armando Gjini i ka dorëzuar Gasper Reçit një sasi të madhe heroine në Romë. Bëhet fjalë për rreth 3 miliona euro që Gasper Reçi ka deklaruar se e ka humbur.



Pasi humb ngarkesën ai vritet. Dyshimet bien mbi të riun Kreshnik Gjini. Familja Reçi dyshohet se në 2016 përfshihet në vrajsen e Sajmir Jakut që ishte daja i Kreshnik Gjinit, nga fisi i vëllezërve Gjini.

LEXO EDHE:  Nga Jorida TABAKU/A mund të luftohet droga kur trafikanët dhe shteti janë një?

LEXO EDHE:  Akuza e Vasilit: Rama në anën e drogës

“Në momentin që Tonin Gjini dhe familja Reçi e kuptuan problemin, Gjini shkoi dhe i tha të përgjigjen sipas kanunit. Pra bëjnë be në kishë. Pala që dyshohet se e ka shitur drogën garanton që nuk është fajtore dhe angazhohen që të zgjidhin problemin. Kjo nuk ka ndodhur. Familja Reçi dyshonte se familja Gjini kishte ekzekutuar Gasperin. Ata tentojnë të vrasin Toninin, pra Armandon në atentat me telekombandë. Nuk arritën ta vrasin dhe u kthyen para një viti, e vranë para kishës në Rrëshen. Pastaj situata u ndez dhe u vra edhe Kastriot Reçi. E tregova historinë për të thënë që hetuesit janë përqendruar te sherri i nisur në Romë”, tha Lala/CNA.al

LEXO TE PLOTE