LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshja përfundimtare dhe ''modeli i dy gjermanive'' për zgjidhjen Kosovë-Serbi

18 Mars 2018, 20:13, Aktualitet CNA
Marrëveshja përfundimtare dhe ''modeli i dy

Fundi i vitit 2018 është afati i fundit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të paktën kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të BE-së vazhdimisht, duke sqaruar se marrëveshja finale ndërmjet dy vendeve do të jetë e rëndësishme në rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë.

Shumë shpesh nga zyrtarë serbë, e një kohë edhe nga politikanë në Kosovë është pëmendur ?modeli i dy gjermanive?, që të zgjidhen problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Që do të thotë se Serbia nuk do të detyrohej ta njihte pavarësinë e Kosovës, por që dy shtetet do të duhej të plotësonin detyrime të shumta që do të arrinin mes vete. Dhe Kosovës nuk do t?i bllokohej anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare.

Duke folur për dialogun, Joseph Juratoviq, deputet shumëvjeçar i Partisë Social Demokrate në Bundestagun gjerman, tha se Gjermania mbështet rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit. Duke theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të jenë të angazhuara në vazhdimin e dialogut.

Juratoviq në një prononcim për gazetën serbe “Danas” foli edhe për ?modelin e gjermanive? që u përmend disa herë.

?Gjermania mbështetë rrugën e integrimit të vendeve të Ballkanit në BE. Sa i përket modelit të ashtuquajtur të dy gjermanive për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, unë nuk di shumë për këto diskutime?, tha Juratoviq, transmeton “Lajmi.net”.

Ndryshe nga deputeti gjerman, po mendon Vedran Dzihiq ekspert i çështjeve në Ballkan nga Institui Austriak për Politikë Ndërkombëtare. Ai po vlerëson se modeli i dy gjermanive është ende ?mundësi tërheqëse?.

?Modeli është akoma tërheqës dhe arsyeja është e qartë, nuk është se ka pasur ndonjë ndryshim të konsiderueshëm në raportet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nuk ka pothuajse asnjë tregues se dyert e kompromisit janë të hapura. Në këtë situtatë të paqëndrueshme politike të brendshme në Kosovës, shihet se nuk janë të gatshëm për çfarëdo lloj kompromisi?, tha ai…

Modeli i dy gjermanive për zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi, është përmendur shumë shpesh edhe në Serbi.

Me cilin model ende nuk dihet, por strategjia e zgjerimit të BE-së theksoi qartë: Pa marrëveshje finale, s?ka anëtarësim në Bashkimin Evropian./Lajmi.net/

Lajmet e fundit nga