LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kundër ligjit të gjuhëve/ Dyqind protestues para qeverisë

18 Mars 2018, 19:50, Aktualitet CNA
Kundër ligjit të gjuhëve/ Dyqind protestues para qeverisë

Mediat maqedonase në gjuhën shqipe bëjnë me dije se, sot, përpara godinës së  Qeverisë. rreth 200 persona kanë protestuar duke shprehur revoltën e tyre kundër ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni.

Turma i kërkonte  presidentit Ivanov të mos e nënshkruajë ligjin për mosvendosjen e dygjuhësisë në Maqedoni.

Protestë e njejtë kundër votimit të ligjit për gjuhët ka pasur ditë më parë edhe para shtëpive të deputetëve të LSDM në shumë komuna.

Acarimi i kundërshtarëve ka ardhur prej faktit se ky ligj e rreshton gjuhën shqipe si të dytën zyrtare në Maqedoni gjë që e vërtetojnë edhe parrulla fashiste me përmbajtje albanfobike të shkruara rreth mureve të institucioneve kulturore që revokojnë ngjarje të rendëishme historike për shqiptarët.

Lajmet e fundit nga