Connect with Us

I dënuari tenton vetëvrasjen në qeli

Kronika

I dënuari tenton vetëvrasjen në qeli

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në burgun e Shën Kollit, ku një i burgosur ka tentuar t’i japë fund jetës, duke prerë damarët me brisk rroje.

Në njoftimin e policisë, thuhet se i dënuari që ka tentuar t’i japë fund jetës është një 32-vjeçar me inicialet R.H. nga Fushë Kruja, i cili është i dënuar me 21 vite heqje lirie për akuzën e “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se akti është ndërmarrë në kushte të rënduara të depresionit. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL ndalet në Durrës dhe Tiranë/ Ultimatum pesë personave për deklarimin e pasurisë

Publikuar

-

Nga

OFL “hedh grepat” në Tiranë/ Kërkon deklarimin e pasurisë së tre shtetasve

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. F., me banim në Durrës, i dënuar në Spanjë për veprën penale “Trafik droge” kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”;

A. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

E. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën “Vjedhja me dhunë”;



D. Gj., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

LEXO EDHE:  Një muaj pas masakrës/ Çfarë po ndodh me monstrën e Selenicës

LEXO EDHE:  U dhunua në komisariat?/ Klevis Balliu kërkon akt-ekspertim

A. S., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal/ Humb jetën shoferi

Publikuar

-

Nga

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal/ Humb jetën shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Orikumit.

Mësohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë ka ndërruar jetë shoferi, H.K., 65 vjeç.



Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjn e plotë të rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I morën grekut 1.3 mln euro/ 3 fierakëve u konfiskohen apartamentet dhe makina

Publikuar

-

Nga

I morën grekut 1.3 mln euro/ 3 fierakëve u konfiskohen apartamentet dhe makina

Policia e Fierit ka konfiskuar katër apartamente dhe 1 automjet me vlerë tregu 200 mijë euro. Sipas hetimeve, tre pronaret e apartamenteve akuzohen se e kane vënë kete pasuri nga veprimtaria kriminale, pasi kane rrembyer nje biznesmen grek dhe e kane kanosur per dhenie te pasurise. Kjo pasuri i përkiste Çerciz Agallija, Klodjan Lamaj, Mariglen Hamataj, të cilët në vitin 2011 kanë marrë peng një biznesmen grek, për t’i grabitur më pas 1.3 milionë euro.

“Apartamentet e konfiskuara dyshohet se janë përftuar nga shtetasit e mësipërm nëpërmjet veprimtarisë kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 300 000 euro”, njofton policia.

Njoftimi

Konfiskohen katër apartamente dhe 1 automjet me vlerë tregu 200 mijë euro, që janë përfituar nga veprimtaria kriminale e tre shtetasve, në fushën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të katër apartamenteve dhe 1 automjeti, konkretisht:

LEXO EDHE:  U dënua me 3 vite në Kosovë/Kapet në Durrës 26 vjeçari

LEXO EDHE:  Një muaj pas masakrës/ Çfarë po ndodh me monstrën e Selenicës

– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Ç. A., 37 vjeç, banues në Kraps, Fier.



– dy apartamente në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit K. L., 32 vjeç, banues në Banaj, Fier.

– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës dhe automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. H., 29 vjeç, banues në Frakull, Fier.

Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këta shtetas, pasi janë subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Apartamentet e konfiskuara dyshohet se janë përftuar nga shtetasit e mësipërm nëpërmjet veprimtarisë kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.

Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtyre shtetasve, familjarëve apo dhe të personave të tjerë të lidhur me ta. /CNA.al

LEXO TE PLOTE