LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bjonde apo brune?

18 Mars 2018, 21:30, Kuriozitete CNA
Bjonde apo brune?

Gjithmonë ka ekzistuar një ?luftë? e fshehtë mes biondeve dhe bruneve, për bukurinë apo inteligjencën.

Bazuar në bindjen e krijuar prej kohësh, femrat bionde janë të bukura, por jo shumë të zonjat nga ana e intelektit.

Ndonëse ngjyra e tyre e flokëve nuk mund të ndikojë në kapacitetin e tyre mendor, ndoshta të gjithë janë mësuar të mendojmë gjithmonë diçka të tillë? por në fakt mund të mos jetë e vërtetë.

Sipas një studimi kanadez të zhvilluar nga ?University of British Columbia?, femrat bionde në raport me brunet kanë më shumë mundësi, për të bërë karrierë dhe të drejtojnë një kompani, si dhe mund të marrin poste të pushtetshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Arsyeja është e thjeshtë, biondet duken më të reja se bashkëmoshataret e tyre brune dhe si rrjedhojë duken më të gatshme për të marrë poste të larta, në raport me koleget e tyre brune ose meshkujt. Pavarësisht pamjes, ato duket se tregojnë karakterin e tyre të fortë dhe të pavarur në momentin e duhur.

Më konkretisht rezultoi se 48% e drejtueseve e të kompanive amerikane janë bionde, ashtu si 35% e politikaneve dhe drejtueseve në universitete.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kështu që ka ardhur momenti që të ndryshohet mendimi lidhur me biondet, ngjyra e tyre e flokëve nuk mund të konsiderohet më si sinonim i naivitetit./CNA.al

Lajmet e fundit nga