LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Behgjet Pacolli tregon çfarë i tha homologut serb Ivica Daçiç

18 Mars 2018, 18:52, Aktualitet CNA
Behgjet Pacolli tregon çfarë i tha homologut serb Ivica

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, tregon çfarë i ka thënë në sy Ivica Daçiçit, ministrit serb të Punëve të Jashtëme, të njohur për qendrimin e tij anti-Kosovë, gjatë një takimi të fundit të mbajtur në Sarajevë.

Gjithësa ka ndodhur Pacolli e ka përmbledhur nëpërmjet një postimi në faqen e e tij të rrjetit social fcb.

Statusi i plotë i ministrit Pacolli:

Akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale i Ambasadorit të Kosovës tek Presidenti i Gambisë, Adama Barroë, ishte pëgjigja më e merituar ndaj propagandës dhe qëllimeve malinje të Daqiqit dhe diplomacisë serbe për minimin e kredibilitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ministrit të jashtëm serb i thash në sy në Sarajevë mos më ndjek dhe mos shpenzo energji të kota se betejën e keni të humbur. Më habiste fakti se si mediat tona raportonin lajme të tilla të rreme dhe pa verifikim faktesh se kinse ?Gambia do të tërhiqte njohjen?. E kam thënë edhe më herët se e ashtuquajtura ?tërheqje e njohjes? nuk ekziston në të Drejtën Ndërkombëtare dhe kjo është vetëm propagandë serbe për të krijuar mjegull dhe huti.

Lajmet e fundit nga