Vuçiç i vendosur për mirëkuptim me Kosovën/ Në Prill një propozim për zgjidhjen – CNA
Connect with us

Aktualitet

Vuçiç i vendosur për mirëkuptim me Kosovën/ Në Prill një propozim për zgjidhjen

Publikuar

-

“Më shumë se pesë vjet u përpoqëm në çdo mënyrë që të arrijmë një mirëkuptim dhe ta zgjidhim nyjën e Kosovës”, tha kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Presidenti serb iu drejtua popullit, në ditën e trazirave të marsit në Kosovë, duke thënë se marrëveshja e Brukselit në gjashtë nga 15 pikat parasheh krijimin e Asociacionit së Komunave me shumicë serbe (AKS), të cilat pika kanë mbetur të vdekura në letër.

“Ka pesë vjet që dikush nuk dëshiron që kjo gjë të ndodhë. Ne nuk besojmë se shqiptarët do të bëjnë ndonjë gjë për të mirën e Serbisë. Po të dëshironte  BE-ja të formohej AKS-ja, po të dëshironte bashkësia ndërkombëtare, kushti i tyre për liberalizimin e vizave për kosovarët do të ishte formimi i AKS-së dhe jo demarkacioni me Malin e Zi”, tha Vuçiq, gjatë një konferencë shtypi në presidencën serbe.

Ku më tutje theksoi se do të vazhdojë bisedimet me shqiptarët në mënyrë që në fund të gjejnë një zgjidhje kompromisi, përndryshe Serbisë “nuk po i shkruhet një e ardhme e mirë”.

LEXO EDHE:  Goxhaj jep alarmin/ Jemi përballë një komploti të madh, qendra është Tirana

Ai tha se është i gatshëm që edhe 20 orë të humb për të shpjeguar zgjidhjen e kompromisit rreth çështjes së Kosovës dhe më pas le të vendos vetë populli nëse është i drejtë apo jo. Vuçiqit pohon më tutje se do të dëgjojë këdo që i tregon një zgjidhje tjetër, me kusht që të dijë të gjitha rrethanat që lidhen me këtë pyetje.

Ai pohon se do të dalë në muajin prill me një propozim për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Duke iu përgjigjur pyetjeve nëse do të ketë një referendum mbi këtë çështje, Vuçiq tha se “çdo ndryshim në Kushtetutë e kërkon atë dhe se sigurisht që njerëzit do të vendosin”. /Telegrafi/

 

Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Genc Prelvukaj e “djeg” në dasmën e të vëllait

Publikuar

-

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prelvukaj, pasi vëllai i tij Orges u martua me partneren e tij.

Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me këngëtaren Eni Koçi dhe duken sikur e kanë tepruar paksa me pijen.

“Deri këtu, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, shkruan reperi karahas fotos. Ndërkohë Eni në koment i shkruan se është e habitur që mban mend edhe aq.

LEXO EDHE:  Berisha i përgjigjet akuzave të Vuçiç/ Zbulon “argatët” e tij në Tiranë

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta tek Unaza e re/ Klevis Balliu thirrje të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

By

Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i Unazës së re, kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar rrugën.

Në protestën e sotme, banorët janë përplasur me forcat e policisë.

Por, i pranishëm në mbështetje të protestuesve është edhe sih-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili iu ka bërë thirrje banorëve të mos bien pre e dhunës.

Sipas tij, Edi Rama kërkon dhunë dhe viktima.

LEXO EDHE:  Berisha i përgjigjet akuzave të Vuçiç/ Zbulon “argatët” e tij në Tiranë

“Është e drejta juaj të protestoni për sa kohë që qeveria nuk iu përgjigjet. Është Rama që kërkon dhunë, ne jemi qyt të këtij vendi. Është Edi Rama ai që kërkon viktima, është Edi Rama ai që kërkon dhunë. Është në turpin e policisë nëse qëndrojnë këtu për të arrestuar qytetarët e ndershëm.”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros

Publikuar

-

By

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi përkohësisht fluturimet për në Egjipt. Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke shqyrtuar kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani të një anieje çisternë me flamur britanik.

Kompania “British Airways” njoftoi të dielën pezullimin e fluturimeve drejt Kajros për arsye sigurie, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anullimi i fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian do të zgjasë një javë.

“British Airways” njoftoi se masa u mor pas vlerësimeve të njëpasnjëshme të masave të sigurisë në aeroporte, duke i quajtur “masa paraprake që do të mundësojnë vlerësimin e mëtejshëm” të situatës.

Edhe kompania ajrore gjermane “Lufthansa” pezulloi gjithashtu fluturimet drejt Kajros, por shtoi se ato do të rifillonin të dielën.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se ishte një masë paraprake dhe zëdhënësat e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të shtypit për më tepër sqarime.

Ndërkaq një zëdhënës i “Air France” njoftoi se Franca do të vazhdojë fluturimet drejt Kajros, pas vendimit të marrë nga kompanitë rivale britanike dhe gjermane.

LEXO EDHE:  Goxhaj jep alarmin/ Jemi përballë një komploti të madh, qendra është Tirana

Pasagjerët e ngelur në Egjipt nuk dinë se si të veprojnë.

“Ndodhem në Egjipt për dy javësh dhe tashmë çdo gjë duhet të shtyhet. Nuk di se kur do të mundem të kthehem”, thotë Khalid Keshta, pasagjer i mbetur në Egjipt.

Po kështu, edhe egjiptianët që planifikonin të ktheheshin në atdhe gjenden tashmë të bllokuar.

“Na ka shkaktuar probleme të mëdha dhe kërkojmë informacion sa më shpejt se kur do të shkojmë në shtëpi dhe si do të shkojmë”, thotë Ayman Omar, pasagjer.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke vendosur për kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani ditën e premte të një çisterne karburanti në Ngushticën e Hormuzit dhe tensioneve në rritje nga efektet e sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë së Iranit dhe eksporteve të tij në karburant.

Ngushtica e Hormuzit dhe kryeqyteti egjiptian Kajro kanë një distancë prej 2500 kilometrash mes tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending