Connect with Us

Raporti i BB nxjerr zbuluar Ramën/ Reforma e energjisë goditi të varfrit

Politikë

Raporti i BB nxjerr zbuluar Ramën/ Reforma e energjisë goditi të varfrit

Publikuar

-

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili vijon akuzat në drejtim të kryeministrit Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili thotë se reforma në sektorin e energjisë ka dëmtuar shtresën e varfër të shoqërisë shqiptare.

Deputeti Vasili ndalet tek raporti i Bankës Botërore, që sipas tij vlerëson se “Arkëtimet më të larta të energjisë mund të kenë patur efekte negative tek familjet më të varfra për shkak se një pjesë e madhe e tyre kishin detyrime të papaguara”.

Sipas Vasilit, “Të varfrit goditen dhe nuk mbrohen fare nga qeveria”.

Postimi i plotë:

Banka boterore thote qe Reforma e energjise elektrike demtoi te varferit dhe kryeministri rri e veshtron.

Ja cfare thote Banka Boterore:
“Arkëtimet më të larta të energjisë mund të kenë patur efekte negative tek familjet më të varfra për shkak se një pjesë e madhe e tyre kishin detyrime të papaguara si dhe pesha e buxhetit që këto familje paguajnë për energjinë është më e madhe se familjet e tjera, respektivisht 7 për qind,” thuhet në raportin e Bankës Botërore.
Te varferit goditen dhe nuk mbrohen fare nga qeveria.
Ndihma ekonomike u hiqet pa ju dridhur dora mijera te varferve nga qeveria.
Minimumi biologjik thene thjesht fare minimumi i ushqimit ditor per mijera shqiptare nuk sigurohet nga qeveria.
Nuk ulet TVSH e artikujve te shportes thene thjesht ushqimeve baze per mbijetese,por eshte kater here me e larte se vendet me te fuqishme e te pasur te Europes.
Te varferit dhe shtresat ne nevoje po perballen me mbijetesen dramatike te pamundur dhe kryeministri rri e veshtron.Lum ai….

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjendje e jashtëzakonshme/ Prençi kapet me termat: “Qeveria keqpërdori Kushtetutën”

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, i ftuar në emisionin “360 Gradë”, u shpreh se qeveria ka keqpërdorur Kushtetutën, pasi sipas tij, Shqipëria është në gjendje të fatkeqësisë natyrore dhe jo në gjendje të jashtëzakonshme.

“Dua të ndalem te serioziteti i qeverisë në raport me Kushtetutën, ligjin për mbrojtjen civile të Republikës së Shqipërisë.Në zbatim të Kushtetutës, në nenin 174 të saj, referohet shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në një pjesë të territorit apo të gjithë territorin e Shqipërisë nisur nga përmasat e një fatkeqësie.

Ndërkohë që këtë e ka bërë qeveria më datë 27 nëntor, 24 orë me vonesë, por ndërkohë ende sot të gjithë zyrtarët e lartë përfshirë dhe kryeministrin e trumbetojnë si gjendje e jashtëzakonshme.Edhe në takimet me të huajt unë ndihem keq kur personalitete të larta të shtetit u thonë të huajve se Shqipëria është në gjendje të jashtëzakonshme dhe do të vazhdojmë dhe për shumë kohë se pasojat janë të rënda.

LEXO EDHE:  Deklarata e Ramës për Tahirin/ Vasili: Kryeministër llum që i del kundër Amerikës

LEXO EDHE:  Protesta para Kryeministri/ Studentët: Do e gdhimë, nuk ikim pa ardhur Rama

Ndërkombëtarët e dinë shumë mirë se kur është gjendja e jashtëzakonshme, që do të thotë cënim të integritetit apo rendit dhe sigurisë dhe cila është gjendja e fatkqesisë natyrore që do të thotë prishje e ekuilibrave të jetës normale të ardhur nga një fatkeqësi. Që këtu kemi një keqpërdorim të Kushtetutës në raport me gjendjen e jashtëzakonshme dhe gjendjen e fatkeqësisë.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Konstatimi i Presidentit të Shoqatës së Ndërtimit/ Aleksi: Çfarë fshehin godinat që do shëmben

Publikuar

-

Nga

Presdienti i Shoqatës së Ndërtimit, inxhinjer Luigj Aleksi, është pjesë e emisionit “Real Story” ku po diskutohet lidhur me situatën post-tërmet, dëmet dhe qytezat e reja të cilat kryeministri Edi Rama i dëklaroi se do nisin të ngrihen për të sistemuar me banesa qytetarët e goditur.

Ndërkohë që po diskutohej për këto, inxhinjeri i ndërtimtarisë, Luigj Aleksi, vlerësoi se ndëtimet që do të ngrihen nëpër këto qyteza do të jenë të mirëmnduara nga ana urbanistike.

LEXO EDHE:  Dita e Dëshmorëve të Atdheut/ Vasili i kujton Ramës “Refleksionet”

LEXO EDHE:  Trafiku ndërkombëtar i drogës/ DEA të stacionohet në Shqipëri

“ Qytezat e reja do të jenë me një koncept të menduar mirë urbanistik, nuk do të jenë banesa emergjente”, deklaroi Aleksi, sipas të cilit:

“Banesat që do shëmben ose janë të ligjit të legalizimit ose të ndërtuara shumë vite më parë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndërtimi i lagjeve të reja post-tërmet/ Bushati sulmon kryeministrin Rama

Publikuar

-

Nga

Në studion e emisionit “Open” vijon të diskutohet për situatën pas termetit dhe zgjidhjet që duhet të vijnë. I pranishëm në studio është dhe analisti Andi Bushati i cili dha opinionin e tij rreth reagimit të kryeministrit Rama pas tragjedisë. Bushati për projektin e lagjeve shprehu habinë e tij për faktin se Rama, menjëherë pas tragjedisë deklaron se do të ndërtojë lagje moderne, madje duke gjetur edhe arkitektin, që në këtë rast është Marko Kazamonti. Përpara të gjitha kontrolleve dhe inspektimeve që duhen bërë, thotë Bushati, Rama premton lagje moderne. “Një javë pasi ndodh termeti, del Rama dhe thotë do të ndërtojmë lagje. Kjo është e çuditshme, pasi pas një tragjedie ai merr përsipër të thotë se lagjet do të ndërtohen nga Marko Kazamonti, pra ai gjen arkitektin. Në nxitim për të marrë frenat dhe për të treguar se “unë vendos gjithçka” riskon të na çojë drejt një propabiliteti gabimi”, tha Bushati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE