LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lista Serbe e prerë: “JO” demarkacionit dhe ushtrisë

17 Mars 2018, 20:03, Aktualitet CNA
Lista Serbe e prerë: “JO” demarkacionit dhe ushtrisë

Ministri për Kthim dhe Komunitete dhe zëvendëskryeministri, Dalibor Jevtiq, ka drejtuar akuza në drejtim të Kosovës për mos formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

?Duhet të merret një hap i vogël që askush nuk dëshiron ta merr. I kemi ndjekur pothuajse të gjitha mbledhjet me diplomatët e huaj erdhën, në takim me Mitchellin, ai na dha shpresë se po të ketë diçka ndryshe në këtë aspekt?, thotë Jevtiq.

Ministri serb në Qeverinë e Kosovës, ka komentuar edhe për dialogun. Sipas tij dialogu duhet të vazhdojë dhe duhet të zgjidhen problemet mes vendeve, transmeton “lajmi.net”.

Nga ana tjetër Jevtiq ka bërë të qartë edhe një herë qëndrimin e Listës Serbe karshi demarkacionit.

?Ne nuk do ta votojmë demarkacionin më Malin e Zi?, ka thënë ai për Radio Televizionin e Serbisë(RTS).

Mirëpo nuk ka lënë pa folur edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, ku ka thënë se janë kundër.

?Ne si Listë Serbe e kemi një pozicion për këtë çështje, por nuk duhet t?i mbyllim dyert tona. Ne jemi kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, ne do të shpjegojmë për këtë gjë kur është e nevojshme?, ka përfunduar ai.

Lajmet e fundit nga