LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali, arrestohen 2 shqiptarë me drogë dhe Rolex

17 Mars 2018, 15:30, Kronika CNA
Itali, arrestohen 2 shqiptarë me drogë dhe Rolex

Karabinierët e Modenës në kuadër të luftës kundra drogës mbanin nën mbikëqyrje 2 shqiptarë me precedentë pënal, djem xhaxhai me njwri-tjetrin të moshave 36 dhe 21 vjeç.

Nga kontrolli në banesën dhe në automjetet në pronësi të tyre u sekuestrua një thesar i tërë në euro dhe drogë.

U kapën 480 gramë kokainë, 500 gramë hashash dhe 1 kg kanabis. Dy kushërinjve iu sekuestruan 36 000 euro kesh të dyshuara si të fituara nga shitja e drogës si edhe një orë Rolex Dayton pa faturë blerje me vlerë 10 500 euro.

U sekuestruan edhe 4 vetura: një Nissan Micra, një Opel Agila, një Benz-Mercedes Class B dhe një Toyota Yaris, bashkë me 6 celularë të markave të ndryshme. Të dy kushërinjtë u arrestuan në kushtet e flagrancës./Gjergj Thanasi

Lajmet e fundit nga