LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

DJ Blunt e talli se dikur bënte sanduiçë,por ja si ia kthen reperi

17 Mars 2018, 21:27, Lifestyle CNA
DJ Blunt e talli se dikur bënte sanduiçë,por ja si ia kthen

I ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në televizionin ?Klan?, reperi Gjiko sigurisht nuk kishte si të mos pyetej në lidhje me konfliktin e bujshëm me DJ Blunt, i cili në një seri videosh të postuara në Instagram, përveçse e ofendonte rëndë, e tallte në lidhje me të shkuarën e tij.

Sipas Blunt, Gjiko dikur ka qenë kamarier dhe bënte sanduiçë me proshutë. Në studion e emisionit, Gjiko u pyet nga Ermal Mamaqi në lidhje me këtë çështje dhe deklaroi: ?Jo sanduiçë nuk kam shitur, por mund të ta bëj një sanduiç shumë të mirë pa problem!?

Dhe duke shastisur publikun, reperi i njohur e ka shndërruar tavolinën e moderatorit në një kuzhinë të improvizuar ku ka përgatitur një sanduiç, që e ka konsumuar së bashku me Mamaqin./CNA

Lajmet e fundit nga