LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alizoti shpërthen ndaj deputetëve të Bashës/ Kush jeni ju që dilni kundër vendimit të qytetarëve?

17 Mars 2018, 15:21, Aktualitet CNA
Alizoti shpërthen ndaj deputetëve të Bashës/ Kush jeni ju

Kërkesa e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike për shfuqizimin e datës 20 shkurt si datë përkujtimore të viktimave të komunizmit, ka sjellë reagime të shumta.

Mes personave që kanë reaguar në lidhje me këtë çështje është edhe ish kreu i departamentit të të përndjekurve politik në PD, Tomor Alizoti.

Në një postim në rrjetet sociale, Alizoti shpërthen kundër deputetëve të Bashës, për të cilët pyet kush janë ata që dalin kundër një vendimi të marrë nga qytetarët e Tiranës.

?Cilët janë dhe çfarë perfaqësojnë këta deputetë që duan të ndryshojnë një simbolikë që e kanë vendosur qindra mijëra qytetarë të Tiranës që rrezuan shtatoren e kriminelit Enver Hoxha në 20 shkurt??- shkruan Alizoti.

Më tej ai shprehet se ?20 shkurti nuk iu përket deputetëve dhe as parlamentit. Ai simbolizon një akt të madh kundër një regjimi gjakatar.?

Postimi i plotë:

Nje grup deputetesh te PD-se kane kerkuar ndryshimin e dates se perkujtimit te persekucionit komunist duke hequr 20 shkurtin dhe zevendesimin e saj me 26 shkurtin.

Cilet jane dhe cfare perfaqesojne keta deputete qe duan te ndryshojne nje simbolike qe e kane vendosur qindra mijera qytetare te Tiranes qe rrezuan shtatoren e kriminelit Enver Hoxha ne 20 shkurt?

Nuk arrij dot te kuptoj nga e marrin kete te drejte disa individe, deputete, te cenojne nje date kaq madheshtore!

20 shkurti nuk iu perket deputeteve dhe as parlamentit. Ai simbolizon nje akt te madh kunder nje regjimi gjakatar.

Ai eshte simbol i shpreses se madhe qe u ngjall ate dite, shpreses se krimi dhe vrasjet politike, kampet e perqendrimit moren fund./ CNA.al

Lajmet e fundit nga