Connect with Us

Video-Trafiku i lëndëve narkotike/ Arrestohet i shumëkërkuari në Lezhë

Kronika

Video-Trafiku i lëndëve narkotike/ Arrestohet i shumëkërkuari në Lezhë

Publikuar

-

Në vijim të punës për ndalimin e personave të shpallur në kërkim, policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Klodian Çypi, 31 vjeç, banues në Derven Krujë.

Mësohet se 31-vjeçari akuzohet për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, tre krehra me 22 fishekë, një fishek PMP Luger dhe një gëzhojë GFL.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Kapet dhe ndalohet një shtetas për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Forcave Operacionale të DPP Shtetit dhe DVP Tiranë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-Klodian Çypi, 31 vjeç, banues në Derven Krujë.

LEXO EDHE:  Operacioni “Sintetiku”/ Bien në pranga dy amerikanë në Tiranë

Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim, pasi ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin nr.150 datë 01.06.2017 ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” i dyshuar për “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, tre krehra me 22 fishekë, një fishek PMP Luger dhe një gëzhojë GFL.

Gjithashtu referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë materialet në ngarkim të shtetases K.Sh., 32 vjeçe, banuese në Tiranë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 të Kodit penal.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 278 dhe 284/2 të Kodit penal./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Llalla, manovra për të mos shkuar në burg/ GJKKO “kërcet” dhëmbët ish-Kryeprokurorit

Publikuar

-

Nga

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është bërë telenovelë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Sot ishte seanca kur do të jepej vendimi për Llallën nëse do të shkonte në burg ose jo.

Por edhe kjo seancë, ashtu si e radhës së kaluar ka dështuar. Shkak për dështimin është bërë mungesa e Llallës dhe e avokatit të tij,

Seanca e radhës do të mbahet më 9 shtator, ndërsa nuk bëhet e ditur arsyeja se përse ish kryeprokurori ka munguar, ndërkohë që avokati pretendon se është sëmurë.

Për të shmangur zvarritjen, GJKKO ka ndërmarrë të tjerë hapa, duke caktuar një avokate shtetërore që është Gentiana Qendro.

Llalla është zyrtari më i lartë i dënuar ndonjëherë në Shqipëri.

Llalla në listën e zezë të DASH

Adriatik Llalla mori detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në Nëntor 2012, ku qëndroi për pesë vite radhazi derisa dha dorëheqjen në vitin 2017.

Dy muaj pas dorëheqjen bë Shkurt 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit, e futi atë dhe familjen e tij në “listën e zezë” duke  e shpallur non-grata.

LEXO EDHE:  Ekskluzive / Pritet arrestimi i së paku 20 punonjësve të policisë

LEXO EDHE:  Qarkullonte me armë zjarri/ Arrestohet 18 vjeçari

Ndërsa, një muaj më vonë, në mars 2018, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  njoftoi se kishte hapur hetimet ndaj tij për pastrim parash në përmasa të mëdha, përmes blerjes së tokave me çmime të ulta dhe shitjes 20-30 herë më shtrenjtë.

Në të njëjtin vit Llallës iu sekuestrua apartamenti në Tiranë dhe rreth 5.4 hektarë tokë me  një vlerë totale prej më shumë se 98 milionë lekë ose rreth 900,000 dollarë.

Pas tre vitesh proces gjyqësor, në prill të vitit 2021, Llalla kërkoi që nga gjykimi i shkurtuar të kalonte në një process normal, pasi do të çonte prova të reja para drejtësisë.

Pas disa seancave radhazi, GJKKO e shpalli atë fajtor, e dënoi me me dy vite burgim dhe sekuestrim të disa pasurive,  të cilat ai nuk mundi t’i justifikonte./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Prokurori i blerë nga trafikantët e drogës?/ Apeli i GJKKO, lë Maksim Sotën në shtëpi

Publikuar

-

Nga

Prokurori i Vlorës Maksim Sota, ka dështuar të ndryshojë masën e sogurisë në Apelin e GJKKO-së.

Sota  ka kërkuar  zëvendësim mase me pretendimin se ka problem  arsye shëndetësore.

Por, është lënë në arrest shtëpie nga shkalla e parë e GJKKO-së, vendim i cili u la sot në fuqi nga Apeli i të njëjtës Gjykatë.

Kujtojmë se prokurori i Vlorës u arrestua nga SPAK, në kuadër të operacionit “Shpirti”.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre. Ka qenë njëri nga bashkëpunëtorët e drejtësisë që ka nxjerrë emrin e prokurorit Sota, pasi sipas tij kishte qëndruar në të njëjtën shtëpi me Ilirjan Duçellarin, kreun e grupit kriminal që merrej me trafikimin e drogës.

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj policisë në Elbasan/ Zbardhet dosja e Prokurorisë

LEXO EDHE:  Përplasja e policisë me biznesmenët/ Meta: Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë

Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, Sota ishte angazhuar për të ndihmuar Duçellarin që të zgjidhte problemet me drejtësinë. Prokurori Sota ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK, me pretendimin se nuk ka asnjë provë kundër tij.

Sotës pak ditë më parë i është sekuestruar makina nga SPAK me dyshimin se automjetin prokurorit ia kenë blerë trafikantët e drogës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përdhunoi të miturën/ Arrestohet, pas tre vitesh 20 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Lushnje/ 51-vjeçari arrestohet për veprime të turpshme me 12-vjeçaren

Një 20 vjeçar është prangosur në Durrës, pasi ishte në kërkim për përdhunimin e një të miture

K.Xhura, 20 vjeç, është dënuar Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me 3 vjet, 7 muaj e 28 ditë burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, pasi në vitin 2019 e ka konsumuar këtë vepër penale me një shtetase të mitur 12 vjeçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE