LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prindërit tregojnë hallin që i zuri, pasi quajtën fëmijën Donald Trump

16 Mars 2018, 13:40, Lifestyle CNA
Prindërit tregojnë hallin që i zuri, pasi quajtën

Ndonjëherë, vendosja e emrit të një personazhi të famshëm për fëmijën tënd është disi një thikë me dy presa.

Prindërit e një vogëlushi të lindur në vitin 2016, e kanë quajtur atë Donald Trump, duke qenë se si e ëma, edhe i ati, ishin adhurues të Presidentit të SHBA-së.

Donald Trump që po flasim, është fëmija i tretë që vjen nga martesa e Jamila dhe Sayed Assadullah.

Familjarët e tyre nuk e pëlqenin këtë emër pasi nuk i përkiste fesë muslimane dhe zgjodhën ti dëbonin nga fshati i tyre në Daikundi.

Duke zgjedhur që të mos bëjnë ndryshime, ata morën me qera një shtëpi në Kabul.

Babai i djalit rrëfeu për ‘The Sun’ se kur ka shkuar në zyrën civile për të regjistruar të birin ka marrë keqtrajtime dhe kërcënime të mëdha./CNA

Lajmet e fundit nga