LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mosdekretimi i ligjit të gjuhëve/ Kryeministri e quan Presidentin...  

16 Mars 2018, 18:11, Aktualitet CNA
Mosdekretimi i ligjit të gjuhëve/ Kryeministri e quan Presidentin...

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev lëshoi kritika të ashpra ndaj presidentit Gjorge Ivanov pas vendimit për të mos dekretuar ligjin e gjuhëve, të miratuar për së dyti nga parlamenti të mërkurën mes tensionesh. Për Zaevin, zyrtarizimi i përdorimit të gjuhës shqipe përmbush marrëveshjen e Ohrit.

?Më vjen keq që presidenti vendosi të shkelë kushtetutën dhe të mos e dekretojë ligjin për së dyti. Për mua kjo është burracakëri. Institucionet nuk duhet ta lejojnë që kjo të ndodhë. Zbatimi i këtij ligji plotëson detyrimin e fundit që rrjedh nga marrëveshja e Ohrit?.

Sipas “tetova sot”,kryeministri Zaev kërkoi që për ligjin e gjuhëve të merret opinioni i Gjykatës Kushtetuese, por edhe i Komisionit të Venecias lidhur me përputhshmërinë e tij me standardet europiane, siç propozoi edhe Komisioni Europian. Deklaratat, Zaev i bëri gjatë një komunikimi me mediat pas përfundimit të Forumit për Sundimin e Ligjit në Europën Juglindore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Brukselit.

Ligji i gjuhëve u miratua për herë të dytë të mërkurën me 64 vota, në një seancë që u bojkotua nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski tentoi të shkaktonte përplasje fizike me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

Lajmet e fundit nga