LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Heshtja që po vret Lulzim Bashën

16 Mars 2018, 10:52, Aktualitet CNA
Heshtja që po vret Lulzim Bashën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka një strategji politike tashmë të zbuluar nga të gjithë. E ka të përsëritur dhe pa asnjë enigmë.

Luli sa herë ndodhin skandale hesht dhe përpiqet që çështjet të politizohen dhe më pas ai tenton me intriga dhe thashetheme politike të përfitojë duke mohuar akuzat, duke i quajtur sulme politike, thjeshtë dhe vetëm për të siguruar mbështetjen e bazës.

Por, mesa duket kjo strategji e përsëritur ka pasoja të shumta, sidomos për Partinë Demokratike, sepse Lulzim Basha nuk perceptohet si lider, për mungesën e qëndrimeve të tij, por edhe për faktin se flet kur nuk duhet dhe që hesht atëherë kur duhet të flasë.

Le të sjellim tre shembuj konkret që lidhen me këtë situatë:

I. Votimi i Gramoz Ruçit për kryetar Kuvendi, ku të paktën 4 deri në 6 deputetë të PD-së votuan në favor të tij. Në fillim u la në heshtje, pastaj doli teza se kishin manipuluar votimin. Jemi gjashtë muaj më pas dhe nuk ka asnjë masë apo qëndrim të Lulzim Bashës ndaj deputetëve tradhëtarë.

II. Publikimi i Skandalit të financimit të PD-së. Në nëntor Basha e la në heshtje, mohoi një pjesë të akuzave. Pas ripublikimit dhe thellimit nga Mother Jones, kreu i PD-së foli ndryshe në opinion nga sa kishte folur rreth katër muaj më parë. Ende nuk ka asnjë përgjigje të qartë, edhe këtë po përpiqet ta kalojë në heshtje. Luli, duket si “Ushtari i mire Shvejk” i Jarosllav Hashek.

III. Skandali, Salianji-G.D., asnjë qëndrim zyrtar nga PD-ja, megjithëse ndodhte në sallën e parlamentit. Heshtje totale, mohim dhe urdhër për të mos folur.

E në rast se Lulzim Basha mendon se gjithçka do ta kalojë në heshtje sa herë i plasin skandalet e tij, nuk po bën asgjë tjetër, thjeshtë po vret veten politikisht.

Me kaq shumë skandale dhe me këtë lloj qeverisje, Edi Rama duhet të ishte rrëzuar dhjetëra herë, por kjo nuk ndodh se e mban në këmbë Lulzim Basha me skandalet dhe paaftësinë e tij, i cili e ka bërë opoziten të pabesueshme dhe po dobësohet çdo ditë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga