LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Demarkacioni/ Dështon përpjekja e Haradinajt për të bindur Listën Serbe, ja kujt i "lutet"

16 Mars 2018, 17:33, Aktualitet CNA
Demarkacioni/ Dështon përpjekja e Haradinajt për të bindur

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka mundur ti bindë deputetët e Lista Serbe të japin votën pro kalimit në Kuvend të marrëshjes së kufirit Kosovë-Mali i Zi.

Është kjo arsyeja që sakaq ai i ka bërë thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të krahut të Visar Ymerit, që ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi, pasi nuk ka arsye për një temë nacionale të ketë ndarje.

Sikurse raporton “Zeri.Info”, në një konferencë të sotme për media, Haradinaj ka thënë se nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët me Listan Serbe, duke shtuar se mungesa e një deputeti në seancën e së martës është porosi për ta mbajtur Kosovën në izolim.

Sipas Haradinajt, është e pakuptimt pozicioni i mospërkrahjes së demarkacionit, në situatën e re të krijuar, konkretisht me deklaratën e dy presidentëve dhe mundësinë me u heq bllokimi i vendit.

?Çështja e votës është proces derisa ndodh. Ne e kemi votën por duhet të jemi serioz dhe vigjilent që të mos ndodhë ndonjë dështim. Për këtë arsye ne shkojmë me seriozitet të madh që të martën të jenë të gjithë. Mungesa e një deputeti në seancë të martën është porosi me mbajt Kosovën në izolim. Ne kemi negociuar me listën serbe, s?kemi gjet një gjuhë të përbashkët deri tani. I bëjë thirrje Visarit e kolegëve tjerë të mendojnë pak ku jemi ardhur. Nëse në këso momente nuk e kuptojmë rolin tonë, nuk e di si do të reflektojnë proceset?, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga