LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet raporti/ Gjykata “shkundet” nga të korruptuarit

15 Mars 2018, 08:57, Kronika CNA
Zbardhet raporti/ Gjykata “shkundet” nga të korruptuarit

Qeveria pret që Komisioni Europian të japë rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave.

Shpresat janë te rezultatet e reformës në drejtësi, pasi Brukseli e ka theksuar disa herë se kërkon arrestime në nivele të larta dhe zbatim të vetingut.

Për ta korrupsioni është i papranueshëm dhe gazeta e ka raportuar disa herë se qeveria do përdorë disa teknika për t?i bindur se korrupsioni do luftohet.

Në 5 vitet e fundit rezulton që të jenë dënuar nga gjykata mbi 1.200 persona, të cilët kanë marrë vendim përfundimtar dhe pas gjykimit në Apel. Këto statistika, bashkë me të dhënat që do të dalin nga vetingu do u vihen në dispozicion ndërkombëtarëve për t?i bindur se lufta ndaj korrupsionit po rritet, kjo pasi që nga vitit 2012 e deri më sot ka pasur një trend rritës të dënimeve në gjykata, raporton gazeta Sot.

Sipas statistikave zyrtare të siguruara nga gazeta, rezulton se në vitin 2012, janë gjykuar nga Gjykatat e Shkallës së Parë 152 persona dhe janë dënuar 122 persona, ndërkohë që nga Gjykatat e Apelit janë gjykuar 125 persona dhe janë dënuar 78 persona.

Për vitin 2013, rezulton se janë gjykuar nga Gjykatat e Shkallës së Parë 221 persona dhe janë dënuar 154 persona, ndërkohë që nga Gjykatat e Apelit janë gjykuar 126 persona dhe janë dënuar 100 persona.

Nga të dhënat statistikore për vitin 2014, janë gjykuar nga Gjykatat e Shkallës së Parë 242 persona dhe janë dënuar 195 persona, ndërkohë që nga Gjykatat e Apelit janë gjykuar 171 persona dhe janë dënuar 103 persona.

Ndërsa sa i takon vitit 2015, nga ana e ekspertëve të Delegacionit të BE, është bërë ndryshimi i tabelës së matjeve të rritjes së luftës kundër Korrupsionit dhe në vend të personave të gjykuar, është kërkuar numri i personave të shpallur të pafajshëm nga ana e Gjykatave në shkallë vendi për këto vepra penale.

Në këtë vit, rezulton se janë shpallur të pafajshëm nga Gjykatat e Shkallës së Parë 138 persona dhe janë dënuar 626 persona, ndërkohë që nga Gjykatat e Apelit janë shpallur të pafajshëm 115 persona dhe janë dënuar 286 persona. Për vitin 2016 nga Gjykatat e Shkallës së Parë janë shpallur të pafajshëm 164 persona dhe janë dënuar 701 persona, ndërkohë që nga Gjykatat e Apelit janë shpallur të pafajshëm 143 persona dhe janë dënuar 314 persona.

Ndërsa për vitin 2017, Ministria e Drejtësisë është duke përpunuar shifrat e mbledhura nga gjykatat në vend, por sipas informacioneve të gazetës, shifra e të dënuarve pritet të jetë rreth 300 persona.

Lajmet e fundit nga