LDK konsultohet me koalicionin qeverisës për demarkacionin
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thën...
Procesi për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, është proces i pakthyeshëm, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Sipas tyre, ky proces do të jetë gjithëpërfshirës dhe synohet të përmbyllet në koordinim të plotë me të gjitha institucionet, komunitetet, si dhe me partnerët ndërkombëtarë.
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, thotë për Radion Evropa e Lirë se procesi i transformimit të kësaj force në Forcë të Armatosur nuk është proces i njëanshëm dhe ka shfaqur optimizmin se pengesat e deritashme në këtë proces do të largohen. Sipas tij, për përmbylljen e këtij procesi, rëndësi më të madhe ka veprimi i përbashkët sesa koha.
?Për Qeverinë e Kosovës, sikurse për Ministrinë e Forcës së Sigurisë, procesi për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura është një proces gjithëpërfshirës, dinamik dhe me koordinim të vazhdueshëm brenda vendit, por edhe me partnerët ndërkombëtarë mbështetës të Kosovës?, tha Ramadani.
?Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që procesi të jetë kushtetues dhe synimi ynë kryesor është që transformimi të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese, si dhe që kjo vendimmarrje të jetë e plotë dhe e përbashkët?, theksoi tutje Ramadani.
Për transformimin përmes ndryshimeve kushtetuese të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura, janë të domosdoshme dy të tretat e votave të kuvendit të Kosovës dhe dy të tretat e votave të dyfishta nga deputetët që përfaqësojnë komitetet pakicë në Kuvend. Deri më tash ky transformim është kundërshtuar kategorikisht nga përfaqësuesit e Listës Serbe.
Mentor Vrajolli, analist në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se ky proces i transformimit të FSK-së në Forca të armatosura nuk mund të zgjasë pafundësisht.
?Ndryshimet kushtetuese nuk janë të vetmet ato që mund të kompletojnë procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë në ushtri. Është edhe ndryshimi përmes ligjit, për shkak se Kushtetuta nuk e kushtëzon mandatin e Forcës së sigurisë që të jetë vetëm forcë civile dhe gjithashtu, nuk parasheh ndonjë kufizim për sa i përket numrit, mënyrës së armatimit dhe të tjera?, theksoi Vrajolli.
?Në përgjithësi, Kushtetuta nuk e parandalon transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri, por vetëm se e bën të pamundur ndryshimin e emërtimit, që është paraparë me rishikimin strategjik të sektorit të sigurisë?, tha ai.
Por, zëvendësministri Ramadani, nuk ka specifikuar qartë nëse institucionet e Kosovës do t?i qasen transformimit të Forcës së Sigurisë në ushtri, përmes ndryshimeve ligjore, në rast se ndryshimet kushtetuese nuk do të jenë të mundura për shkak të kundërshtimit të Listës Serbe.
?Vendimet duhet të jenë të koordinuara edhe me partnerët ndërkombëtarë dhe në të njëjtën kohë, procesi nuk është se ka një rrugë pa krye?, tha Ramadani.
Në anën tjetër, ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Wess Mitchell, gjatë vizitës së tij në Prishtinë dhe në Beograd, ka thënë se ?Kosova ka të drejtë të formojë forcat e saj profesionale që do të merreshin me sigurinë dhe në të cilat do të përfshiheshin edhe serbët e Kosovës?. Ai ka shtuar se ?askush nuk mund të vërë veto dhe të pengojë Kosovën që të zhvillojë strukturat e tilla?.
Analisti Vrajolli vlerëson se autoritetet e Kosovës duhet t?i deshifrojnë porositë brenda deklaratave të ndihmës sekretarit Mitchell.
?Nëse aludohet se procedimi i Forcës së Sigurisë nuk mund të bllokohet, atëherë duhet të procedohet me format, të cilat mund të jenë kushtetuese dhe pa e cenuar atë. Nëse procedohet përmes ndryshimeve kushtetuese, atëherë domosdo kërkohet shumica e dyfishtë (e votave në Kuvend). Nëse procedohet përmes ndryshimeve ligjore, atëherë mund të shmangemi nga shumica e dyfishtë. Është vështirë të komentohet lidhur me atë se çfarë ka dashur të thuhet, por, megjithatë, si epilog, duhet të shihen si të barabarta të dyja mundësitë?, është shprehur Vrajolli.
Lidhur me mundësinë e transformimit të FSK-s në Forca të Armatosura të Kosovës dhe mbështetjen që Kosova ka marrë lidhur me këtë çështje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar autoritetet e Serbisë, nën kontrollin e të cilave është edhe Lista Serbe.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se ?Ushtria e Kosovës është në kundërshtim me të gjitha aktet ndërkombëtare?. Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë theksuar se Kosova nuk mund të ketë ushtri dhe sipas tyre, ajo ?do të përbënte kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Ballkan?.
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thën...
Numri i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje gati është përgj...
Me 64 vota pro dhe asnjë kundër në Kuvendin e Maqedonisë u m...
Ish kryeministri Nikolla Gruevski, deputet aktual i VMRO-DPM...
Qeveria e Kosovës planifikon që brenda pak ditësh të zëvendë...
Angela Merkel arrin mandatin e katërt. Të mërkurën Bundestag...
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar Listat e Mb...
Kryeministri Ramush Haradinaj ka vazhduar përplasjet me GP t...
Rex Tillerson, i shkarkuar nga detyra e sekretarit amerikan ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia ë...
Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar rekomandimet e Lidhjes Dem...
Ndonëse Beogradi zyrtar po zotohet para bashkësie ndërkombët...
Profesori i njohur dhe shkencëtari më në zë Stephen Hawking...
19 vjeçari i cili kreu masakrën me 17 viktima ditën e Shën V...
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka shkarkuar Sekretarin e Sh...
Kryeministri palestinez Rami Hamdallah është bërë sot shënje...
Mediat turke kanë publikuar foton e foton e fundit të shkrep...
Ishin duke u lutur, por të paktën 16 persona humbën jetën dh...
Krerët e partive dhe të grupeve parlamentare të CDU dhe CSU ...
Në Uashington po flitet shumë për atë që mund të jetë zhvill...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...