Connect with Us

Të dehur në timon/ Arrestohen dy të rinj

Kronika

Të dehur në timon/ Arrestohen dy të rinj

Publikuar

-

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë shtetasin Agron Dema, 24 vjeç banues në fshatin Bradashesh Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, në afërsi të një pike karburanti duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford” veturë me targa AA 300 PD  është përplasur me një mjet tip “Ford” me targa AA 531 TB drejtuar nga shtetasi S.S., 24 vjeç banues në Elbasan.

Si pasojë, janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetaset  A.Sh., 24 vjeçe dhe F.B., 19 vjeçe të cilat ishin pasagjere në mjetin me targa AA 300 PD. Të katërt shtetasit ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga është vënë edhe Rigert Luta, 22 vjeç banues në fshatin Shtërmen Cërrik.

LEXO EDHE:  21 mijë euro gjobë/ Autorët bien në kurthin e policisë

Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Cërrik – Gramsh, në fshatin Gostimë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz” me targa AA 960 PU, është përplasur me çiklistat, shtetasit  B.D., 51 vjeç dhe A.A., 31 vjeç banues në Vlorë. Të dy shtetasit, pasi u mjekuan në spitalin e Cërrikut u larguan  për në banesat e tyre./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Socialistët në zi/ Ndahet nga jeta kryebashkiaku i Rrogozhinës

Publikuar

-

Nga

Haxhi Memolla, kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme.

Sipas Balkan Web, Memolla ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

Ai mbante postin e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës, pasi u shpall fitues në zgjedhjet e 30 Qershorit të 20019-ës.

52-vjeçari njihej edhe si biznesmen nga banorët e zonës, ndërsa la pas bashkëshorten me tre fëmijë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Projekti për Teatrin/ Prokuroria rrëzon akuzat ndaj arkitektit danez

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Tiranës ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike se arkitekti danez Bjarke Ingels ka shkelur ligjin duke realizuar projektin për ndërtimin e teatrit të ri, pa patur një marrëveshje me autoritetet dhe duke qenë në dijeni të faktit se godina do të ngrihej në një zonë të mbrojtur.

Sipas Abcnews.al, prokurori Saimir Hysa në nëntor të 2019 vendosi mosfillimin e procedimit penal, me argumentin se nuk ka element të veprës penale, ndërkohë çështja përfundoi në gjykatë, përderisa Partia Demokratike e ankimoi vendimin e Akuzës, duke mos qenë dakord me të.

Opozita e kallëzoi arkitektin e huaj për akuzën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm dhe ushtrim i ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ndër të tjera në dokument thuhet se arkitekti ka marrë përsipër realizimin e projektit në mënyrë private nga kryeministri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë në arsyetimin e tij prokurori Hysa thekson se pasi shqyrtoi kallëzimin, arrin në konkluzionin se nuk ka bazë ligjore, për fillimin e procedimit penal. Kjo për faktin se punimet për ndërtimin e teatrit të ri nuk kanë nisur dhe për rrjedhojë nuk rezulton që subjekti i kallëzuar të ketë ofruar shërbime.

LEXO EDHE:  Gjendet në det trupi i pajetë i të riut që ishte zhdukur 4 dite më parë

LEXO EDHE:  Arrestohen tre shtetas/ Në kërkim nënkryetari i Bashkisë

“Nuk është në objektin e punës së prokurorisë të gjykojë mbi vlefshmërinë e akteve ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetëror si dhe mbi faktin nëse duhet shembur ose jo godina e teatrit Kombëtar”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 16 000 euro në Rinas/ Procedohet penalisht poseduesi

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare e Rinasit ka parandaluar një tjetër rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të kundërligjshme.

Nga informacionet zyrtare mësohet se policia në Rinas ka sekuestruar një shumë prej 16 000 euro, si dhe është proceduar penalisht poseduesi.

“Në vijim të zbatimit të masave të shtuara për luftën ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, Policia Kufitare e Rinasit, pas dyshimeve të lindura në lidhje me motivin e udhëtimit ka kaluar për kontroll në vijën e dytë shtetasin L. Gj., 28 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë punonjësit e Policisë Kufitare i kanë gjetur këtij shtetasi në çantën e brezit një shumë prej 16 000 eurosh të cilat ky shtetas po tentonte t’i kalonte pa i deklaruar para autoriteteve doganore.

LEXO EDHE:  Gjendet në det trupi i pajetë i të riut që ishte zhdukur 4 dite më parë

LEXO EDHE:  Drogë në Portin e Durrësit/ Kishte si destinacion Italinë

Nga Policia Kufitare e Rinasit u bë sekuestrimi i shumës së eurove në cilësinë e provës materiale dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u proceduar penalisht shtetasi L. Gj., për veprën penale “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE