LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti nuk e firmos sërish/ Zaev: Ligji për gjuhët nuk dëmton askënd

15 Mars 2018, 19:07, Aktualitet CNA
Presidenti nuk e firmos sërish/ Zaev: Ligji për gjuhët nuk

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka dalë në opinion me qëndrimin e tij zyrtar rreth votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe zhvillimeve të mbërmshme në Kuvendin e Maqedonisë.

Në të kundërt të deklarimit të presidentit Ivanov, i cili së bashku me mosfirmosjen e ligjit të miratuar për të dytën herë, komentoi se ai vinte në kundërshtim me Kushtetën, kryeministri Zoran Zaev thotë se nga ky ligj civilizues nuk humb askush, dhe se nuk shkelet Kushtetuta, apo edhe Amandamenti 5.

?Mbërmë u votua Ligji për përdorimin e gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë. Ky ligj është kontribut serioz për ndërtimin e koncpetit të një shoqërie për tërë qytetarët e Maqedonisë.Ky hap e pati mbështetjen në zgjedhjet e kaluara lokale dhe parlamentare. Kjo vlerë, “Maqedonia vendi i të gjithë qytetarëve” është koncept dhe udhërëfyes për të ardhmen tonë. U përcaktuam për politika që e ndërtojnë Maqedoninë si shtet qytetar për të gjithë që jetojnë aty, maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vlleh, romë, boshnjakë, si edhe të gjithë bashkësitë tjera.

Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtim me Kushtetutën dhe Amandamentin 5 që është sjellë para 17 vitesh.

Askush nuk mundet të jetë mbi Kushtetutën. Me përparimin të drejtave për përdorimin e gjuhëve nuk humb askush, por mundësohen kushte për komunikim më të mirë ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve. Komunikimi i papenguar i qytetarëve është përfitim civilizues.

Njëkohësisht ky ligj në tërësi e garanton përdorimin e gjuhës maqedonase. Është koha t?i hedhim politikat e ndarjes, konflikteve dhe trazirave.

Detyra jonë dhe përgjegjësia jonë duhet të jenë interesat e tërë qytetarëve pa përjashtim?, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, i sjellë nga “Tetova Sot”, një ditë pas votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Lajmet e fundit nga