LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nëse Rama do ti hiqte qafe ca kolegë të mi do më bëhej qejfi”

15 Mars 2018, 16:51, Politikë CNA
“Nëse Rama do ti hiqte qafe ca kolegë të mi do më

I ftuar në emisionin ?45 Minuta? në Report TV, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, teksa ka komentuar reformën në drejtësi, ka thënë se nuk priten rezultate epike, kjo pasi kryeministri Edi Rama, është një bandit.

Për të argumentuar faktin se Rama është një bandit, Shehi ka thënë se do ishte i lumtur nëse kjo reformë do të godiste disa kolegë të tij që nuk kanë kapacitetet e tij, por shpreh bindjen se Rama nuk e bën dot.

?Nëse zoti Rama do ti hiqte qafe ca kolegë të mi do më bëhej qejfi.

Bëhet fjala për ata që nuk i kanë aftësitë e mia, që jetojnë mes luksit, ndërsa unë jetoj kam 25 vjet në një pallat të Enver Hoxhës, do më bëhej qejfi t’i hiqte qafe, sidomos ata që janë djathatas, do më bëhej shumë qejfi.

Por Rama është një bandit për vete?. /CNA.al

Lajmet e fundit nga