LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Heqja nga ndihma ekonomike e 30 mijë familjeve/ Basha zbardh skenarin e Ramës

15 Mars 2018, 10:21, Aktualitet CNA
Heqja nga ndihma ekonomike e 30 mijë familjeve/ Basha zbardh skenarin e

Menjëherë pas fjalës së kryeministrit Rama ka reaguar kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Në fjalën e tij, Basha tha se ?unë i kamë parë nga afër atë që qeveria ka hequr nga ndihma ekonomike, ndërsa Rama refuzon tju shkojë pranë. Vendi është në krizë të thellë ekonomike dhe morale?.

Sipas kreut të PD, Rama refuzon të shikojë mjerimin sepse është i rrethuar nga oligarkët dhe banditët dhe është izoluar nga populli, të cilin e urren.

Ndër të tjera, Basha tha se ?Reforma është marrë peng nga synimi i kryeministrit për të përdorur të varfërit ?si mish për top? me qëllim që ti përdore në zgjedhjet e ardhshme?.

Po ashtu kreu i opozitës theksoi se jemi këtu për të konstatuar të vërtetën ashtu sic është dhe jo ashtu sic pretendon Edi Rama.

Gjithashtu Basha theksoi se Rama nuk mund të presë që kreu i opozitës të vizitojë 20 mijë familje të cilat janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike që më pas ti punësojë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga