LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi nga Porti i Durrësit/ Grupi kriminal presion punonjësve

15 Mars 2018, 15:53, Aktualitet CNA
Denoncimi nga Porti i Durrësit/ Grupi kriminal presion punonjësve

Ish-kryeministri dhe një herësh lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të ndryshëm.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një mesazh të një qytetari që pretendon se është punonjës në Portin e Durrësit, dhe që ngre akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Firma e Rames dhe Gjushit dhe nuk njeh ligj! Lexoni mesazhin e nepunesit dixhital. sb

?I nderuar z.Berisha.
Jam nje punonjes i portit Durres.
Prej kohesh nje nga kompanite e ngarkim shkarkimit “LIBURNET” ka borxh prej vitesh me vlere 120.000.000 te reja ose 1 milion USD … A.P.D.
Kjo kompani eshte ne pronesi te grupit kriminal qe mbeshtet Dakon , Bejko, Edmond Koci e Plarent Dervishi.
Jemi ne terror e presion qe na behet nga te fortet qe jane cdo dite prane zyrave tona dhe drejtori i ri Afrim Baka. Kerkojne qe kjo firme te kete hapesiradhe tolerie pa fund, kerkojne deri ne eleminimin e konkurenteve te tjere.
I kane bere presion dhe ministrit Gjiknuri.por Gjiknuri me urdher te kryeministrit hesht…
Keshilli drejtues eshte gjithashtu nen presion nga lart…
Vetem tek ju kemi besim….kemi frike. faleminderit.
Ju lutem nderhyni.?”, shkruan Berisha. /CNA.al

Lajmet e fundit nga