Dëbimi i diplomatëve iranianë/ “Patate” e nxehtë për ministrin Bushati – CNA
Connect with us

Opinione

Dëbimi i diplomatëve iranianë/ “Patate” e nxehtë për ministrin Bushati

Publikuar

-

Një organizatë që lufton për rrëzimin e formës së tanishme të qeverisjes në Iran e quajtur (NCRI-Këshilli Kombëtar i Rezistëncës Iraniane) i ka bërë publikisht thirrje qeverisë shqiptare të dëbojë nga Shqipëria 2 diplomatë iranianë të akredituar në Tiranë. NCRI kërkon nga qeveria shqiptare të dëbojë sekretarin e parë të Ambasadës Iraniane në Tiranë Mostafa Roodaki dhe atasheun kulturor Seyed Ahmad Hossini Alast. Kjo kërkesë bëhet e mbështetur në Rezolutën e BE-së të prillit 1997 për dëbimin e spiunëve iranianë, të akredituar nën petkun e diplomatit.

Për NCRI dy diplomatët janë thjeshtë spiunë të shërbimit sekret iranian të quajtur VAJA. Pavarësisht se NCRI gabon në funksionet, që i atribuon njerit prej personave të lartpërmendur, kjo thirrje është tejet problematike për qeverinë shqiptare vecanërisht ministrant Bushati dhe Xhafa, i cili sipas ligjit shqiptar është autoriteti, që shpall persona non grata një diplomat të huaj të akredituar në Tiranë. Theksojmë se sipas Listës Diplomatike zyrtare të Minsitrisë për Europën dhe Punët e Jashtme sekretar i parë në Ambasadën Iraniane në Tiranë është z. Fereeydon Zandi.

Një thirrje e një organizate të arratisurish iranianë në pamje të parë mund të mos merret seriozisht nga autoritetet shqiptare, por kur kjo organizatë ka “tutorë” me peshë në arenën ndërkombëtare, një thirrje e tillë mund të rezultojë tepër problematike!

Naim Frashëri dhe prof. Rexhep Mejdani

Në datat 5-6 mars në Universitetin Modares u mbajt një simpozium shkencor për veprën e poetit tonë kombëtar Naim Frashëri. Në këtë simpozium krahas autoriteteve shkencore nga Republika e Kosovës, FYROM apo Bosnja mernin pjesë edhe personalitetet të shquara shqiptare si Dr. Prof. Rexhep Mejdani ish President i Republikës së Shqipërisë, Akademike Floresha Dado, Dr. Arian Leka pedagog në Akademinë e Arteve etj. NCRI pretendon se instrumenta të shërbimit seKret Iranian VAJA si Qendra Habilian apo Didenbah e përdorën këtë simpozium për t’u bërë propagandë VIP-ave shqiptarë kundra Muxhahedinëve të organizatës MEK, që janë strehuar në Kampin Ashraf 3 në Manzë afër Durrësit.

Në këtë kontekst mbetet për të parë sesi do reagojnë minsitrat Bushati dhe Xhafa pas kësaj kërkese për dëbim diplomatësh iranianë si edhe ndaj kërkesës së Shoqatës Nejat, që i apeloi autoriteteve shqiptare, që të pajisin me viza dhe t’u mundësojnë familjarëve të Muxhahedinëve MEK të Manzës, që të vinë nga Irani në Shqipëri dhe të takohen me të dashurit e tyre të strehuar në Manzë.

Situata bëhet më problematike edhe për shkak të armiqësisë personale të kryeministrit Rama me ish presidentin Mejdani. Kujtojmë këtu talljen publike, që Rama i bëri Mejdanit, kur e vuri të bëhej “qatip”-skrib i programit te PS-së dhe më pas e hodhi në kosh këtë program bashkë me Mejdanin, apo kur ndër veprimet e para, që ndërmorri drejtoresha e doganave Spiropali, “protégé” e Ramës ishte pushimi nga puna I të birit të  ish presidentit Mejdani, apo edhe sulmet tejet të pamoralshme të ndërmarra nga shpura e Ramës kundra bashkëshortes së ish presidentit Mejdani. Mbetet për të parë,  sesi dy ministrat e Ramës do ta trajtojnë “pataten” e nxehtë iraniane.

Për të bërë pak humor në shkrimin tonë mund të konfirmojmë pa frikë se ish kryeministri Pandeli Majko do të hajë akullore në Pasticerinë “Gelato Lab” në Qendrën Tregtare “Golestan” në Teheran, pasi muxhahedinët e MEk-ut të clirojnë Iranin dhe të vinë në pushtet, ndërsa ish presidenti Rexhep Mejdani do pijë kafe në  Kafenenë “Lamiz” në Sheshin “Tajrish” të Teheranit, pasi qeveria aktuale e Iranit t’i shpartallojë në fushën e mejdanit muxhahedinët e Manzës. Mburren anglezët me humorin e tyre, por gjithsesi humori anglez është tejet inferior krahasuar me humorin e politikanëve të së majtës shqiptare!!!!! /GJERGJ THANASI /CNA.al

Aktualitet

Nga Andi Bushati/ Meta, një përpjekje për të dalë nga shtrati i Monikës

Publikuar

-

By

analisti dhe gazetari andi bushati

Ka një tendencë për ti parë në një mënyrë tejet sipërfaqësore qëndrimet e forta që Ilir Meta mbajti sot. Deklaratat e tij janë shpjeguar si një përpjekje për thellimin e krizës, të bëra nga njeriu që deri më sot ka mbajtur veshur kostumin e liderit të LSI-së, parti të cilën ia la trashëgim bashkëshortes së tij.

Pra, në këtë kuptim, togëfjalëshat për vetësakrifim alla Salvador Aliende, presidenti kilian që u rrëzua nga pushteti nga një bashkëpunim i turpshëm i segmenteve më fashistoide të CIA-s me manjatët milionerë që rrethonin Kisingerin, apo ato për djegje të mandatit presidencial, janë interpretuar si një bombë Molotov më shumë në flakën që opozita po kërkon t’i vërë sistemit.

Në fakt, nuk është ekzaktësisht kështu.

Po të lexohet me vëmendje mesazhi presidencial, aty mund të qëmtosh një kleçkë që mund të shëbejë për rihapjen e dialogut. Duke deklaruar se vetem 82 deputetë të këtij parlamenti janë të ligjshëm, duke nënkuptuar se vendet e plotësuara nga listat janë anti -kushtetuese, Meta ka hedhur hipotezën e parë drejt një kompromisi të mundshëm.

Ajo që ai do të kumtojë midis rreshtave është se kriza mund të shmanget, po të gjendet një konsensus politik, i cili pastaj, përmes një interpretimi ligjor do ti rikthente ish -deputetët e PD dhe LSI-së në parlament (shkrimi dhe faksimilja poshtë).

Pra, ndonëse Basha dhe Kryemadhi janë betuar se i kanë djegur mandatet, ndonëse Rama dhe Gramoz Ruçi kanë rënë në paqe me këtë fakt, duke joshur me të gjitha format hyrjen e deputetëve të rinj, ndonëse diplomatët dhe burokratët e huaj i kanë përshëndetur si legjitimë këta të fundit, presidenti ka hedhur obsionin se e gjithë loja e deritashme është e paligjshjme dhe duhet të kthehet mbrapsht.

Natyrisht, sa më sipër, mund të jetë vetëm një interpretim ligjor personal apo politik, që mund të mbështetet apo hidhet poshtë nga konstuticionalistët, por në thelb, kjo ka pak rëndësi.

Ajo që duhet theksuar, është se ndryshe nga sa po interpretohet, kreu i shtetit, nuk po sillet si Iliri i Monikës që do “luftë”, por si Meta president që kërkon zgjidhje. Ai nuk po tenton t’i hedhë benzin zjarrit, por po propozon një rrugë për ta fikur atë.

Eshtë debat tjetër nëse propozimi i tij vjen në kohën e duhur.

Liderët e opozitës akoma vazhdojnë të pretendojnë se nuk ka më kthim pas, as në atë kuvend dhe as në zgjedhje me Ramën. Shumë gazetarë (përfshirë edhe autorin e këtyre radhëve), apo zëra publikë, këmbëngulin se sa më shumë të shkohet drejt radikalizmit aq më i “lumtur” do të jetë fundi, por Ilir Meta ndoshta mendon ndryshe.

Me sa duket ai parasheh një kompromis dhe nuk i ka hequr shpresat se opozita legjitime mund t’i rikthehet parlamentit, ose duke e konsideruar ligjërisht nul dorëzimin e mandateve (rruga më e thjeshtë) ose duke konsideruar nul parlamentin me 82 deputetë (rruga më e gjatë), gjë që do provokonte zgjedhje të reja.

Prandaj mesazhi i tij nga Pogradeci kërkon lexim të kujdesshëm, si një nismë, që pavarësisht nëse dëgjohet apo jo, duhet parë si një përpjekje për paqe. Një paqe në emër të së cilës Meta, ka ofruar edhe mandatin e tij, në mënyrë që mos provohen skenarë të kohës së Pinoçetit./Lapsi

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Politikani psikopat/ Nga Mustafa NANO

Publikuar

-

By

Ne të gjithë i kemi mbushur mendjen vetes se me të mbushur 18 vjeç, bëhemi automatikisht të rritur, dhe harrojmë se në këtë mes kemi të bëjmë me një konvencion. Me fjalë të tjera, nuk është se domosdoshmërisht në këtë moshë bëhemi të rritur. Thjesht kemi rënë dakord të quhemi të rritur. Kemi rënë dakord, sepse na duhet të përcaktojmë një moshë kur bëhemi burra/gra, në mënyrë që të zgjidhim ca probleme të natyrës praktike që kanë të bëjnë me pyetjet: Kur i duhet robit të martohet, të votojë për herë të parë, t’i njihet e drejta për të pirë një gotë alkool, për t’i dhënë makinës, e në përgjithësi për të marrë vendime të rëndësishme e për të mbajtur përgjegjësi për vendimet që merr? Dhe në këtë funksion, mosha 18 vjeçare është përcaktuar si momenti i kalimit nga fëmija te i rrituri. Por përsëris, nuk është se të gjithë janë të rritur në këtë moshë. Ka ca që rriten edhe përpara kësaj moshe, ka të tjerë që rriten shumë më vonë, e ka edhe ca të tjerë që nuk rriten kurrë.

Sa thashë më sipër, mund të jetë një gjë, me të cilën mund të biem dakord pa ndonjë problem, nisur nga përvoja. Por nga dje, këtë e thotë edhe shkenca. Disa neuroshkencëtarë kanë provuar apo konfirmuar se truri i njeriut në moshën 18 vjeçare është në zhvillim e sipër, se në të njëzetat njeriu është ende në një proces pjekjeje mendore, dhe për rrjedhojë është lehtësisht i prekshëm edhe nga çrregullime të shëndetit mendor, nga frikëra, pasigurira, strese, ankthe, halluçinacione e gjendje të tjera më të rënduara psikotike. E me këtë, prindërit duhet të nxjerrin mësimin se shpesh nuk ka pse të alarmohen kur shohin fëmijët e tyre në të njëzetat që janë ende fëmijë, që janë ende të dobët, të brishtë, të cënueshëm, të rrëzueshëm, që nuk dinë çfarë bëjnë e pse e bëjnë. Ata thjesht janë duke u pjekur. Dhe vetëm në të tridhjetat, si rregull, truri i tyre mund të quhet tërësisht i zhvilluar.

Me këtë zbulim shkencor duhet të ndryshojnë edhe shumë gjëra, por mbi të gjitha duhet të ndryshojë qasja jonë. Do duhet të fokusohemi jo te grupet e njerëzve, siç jemi mësuar të bëjmë, por te individët, sepse secili individ ka një rrugë të tijën pjekjeje mendore, sepse kalimi nga fëmija te burri/gruaja nuk bëhet tak-fak, por bëhet i nuancuar, është një tranzicion i tërë që zgjat me vite, e në ndonjë rast me dekada.

E në ndonjë rast tjetër akoma, ky tranzicion nuk ka të mbaruar. Pak të rritur kemi parë ne që sillen si fëmijë? Një ilustrim: E gjithë jeta politike në Shqipëri është e mbushur me të rritur të kapur nga sindroma e Peter Panit, dmth me të rritur që kanë mbetur fëmijë në atë Neverlandin e tyre. Dhe jo thjesht fëmijë trazovaçë e të llastuar si Peter Pani, por fëmijë të këqij, rrugaçë, të rrezikshëm, të cilët janë kapur pas lodrës që kanë zbuluar në një moshë të caktuar, pas politikës pra, dhe nuk duan ta lëshojnë këtë lodër nga duart. Dhe ju me siguri keni pyetur veten gjithë këto kohë: Si ka mundësi që sillen kështu? Hëm, në rastin më të pafajshëm, janë ende fëmijë. Nuk janë rritur.

Dhe halli është se disa prej tyre nuk po japin shenja se mund të rriten. Do të vdesin pa u rritur. Dhe një i rritur që vdes fëmijë është një problem. Në rrethana normale është një problem për pak vetë, vetëm për familjen apo miqtë e tij. Por kur kapet pas lodrës, për të cilën unë fola, ai bëhet një problem për një komb të tërë. Lëre pastaj kur këtë lodër nuk e lëshon nga duart, jo sepse është fëmijë, por sepse është psikopat. Një i rritur psikopat. Për kë e kam fjalën? E kam për atë që keni ju në mendje. Po, po, për atë e kam.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Mero Baze/ Lulzim Basha ka ndryshuar dëshminë për 500 mijë dollarët rusë

Publikuar

-

By

kreu i PD lulzim basha

-Nga Mero Baze

Lulzim Basha do të shkojë ditën e enjte në Prokurori, për t’iu përgjigjur disa pyetjeve që drejtësia amerikane ka për atë dhe bashkëpunëtorët e vet, lidhur me një financim të paligjshëm prej 500 mijë dollarësh, që një kompani me pronarë rusë, “Biniatta Trade LP”, ka paguar për llogari të Partisë Demokratike në llogarinë e lobistit të saj, Muzin, në Uashington.

Shqetësimi amerikan është i madh, pasi lobisti i Lulzim Bashës, Nick Muzin, është nën hetim në SHBA për çështje të tjera të sigurisë kombëtare, mes të tjerash për infiltrimin rus në SHBA dhe një çështje delikate të vjedhjes së të dhënave kompjuterike për të goditur kundërshtarët e Emirateve të Bashkuara.

Sipas “New York Times”, ai prej disa muajsh është nën hetim. Drejtësia amerikane ka refuzuar të dërgojë në Prokurorinë shqiptare deklaratat e Nick Muzin për këtë rast, duke mos i dhënë mundësi Lulzim Bashës të rakordojë opsionet dhe të gjejë një mundësi të re për të gënjyer.

Pra, Lulzim Basha duhet të japë një version zyrtar për drejtësinë amerikane, nëse është keqpërdorur nga rusët dhe njerëzit e tyre, apo e ka bërë këtë me vetëdije.

Por kjo është çështje që Lulzim Basha tani e ka me drejtësinë amerikane dhe për të qenë më i qartë, se çfarë mund ta gjejë me të, le të pyesë Shkëlzenin.

Ajo që është e rëndë në këtë histori, ka të bëjë me Prokurorinë e Shqipërisë.

Tashmë Lulzim Basha ka shkelur zyrtarisht ligjin shqiptar të financimeve të partive politike, duke mos i deklaruar këto shuma pranë KQZ-së. Kur plasi skandali në fund të vitit 2017, Oerd Bylykbashi deklaroi  në Parlament se: “Këto janë financime të partisë politike dhe do te raportohen sipas ligjit deri në mars te vitit tjetër”.

Këto deklarime nuk u bënë kurrë dhe PD është në shkelje të hapur të ligjit shqiptar, po aq sa atij amerikan.

Por meqë flasim për një shumë 500 mijë dollarë pa adresë, Lulzim Basha këtu ka dy qëndrime dhe ka ndryshuar dëshminë publike për to.

Qëndrimi i tanishëm është që ai nuk e di pse lobisti i tij Nick Muzin, thotë që i ka marrë këto para nga kompania me pronarë rus. D.m.th ja lë përgjegjësinë lobistit të vet, i cili ka deklaruar që këto para janë paguar për llogari të PD-së.

Por më 21 dhjetor 2017, në emisionin “Opinion”, Lulzim Basha ka dhënë një qëndrim tjetër. Ai thotë se këto 500 mijë dollarë janë para të mbledhura në një “fundraising” nga shqiptaro- amerikanët, në dijeninë e tij mbi 100 vetë, të cilët ja kanë dorëzuar lobistit të tij.


D.m.th bëhet fjalë po për 500 mijë dollarë, por njëherë Lulzim Basha e di si ku janë gjetur e kush i ka paguar, dhe tashmë nuk e di kush i ka paguar.

E gjitha kjo ndërkohë është e padeklaruar në KQZ, por vetëm në TV, dhe përbën një rast të pastër për fillimin e hetimeve nga Prokuroria shqiptare.

Që Lulzim Basha ka konsumuar një krim në SHBA, kjo është e qartë, por për këtë nuk duhet të shqetësohemi, se aty drejtësia bën punën e saj.

Ajo që ne duhet të shqetësohemi, është përse ndaj Lulzim Bashës nuk nis hetimi në Shqipëri, kur ka shkelur haptazi ligjin shqiptar, kur ka bërë deklarime publike kontradiktore, që provojnë ekzistencën e një pagese 500 mijë dollarë, paguar pa u deklaruar, ose që nuk tregon si janë transferuar këto shuma nga PD tek paguesit.

Ai një herë thotë që e kanë paguar disa shqiptarë që nuk ua di emrat as Lulzim Basha, e një herë dy rusë që po ashtu nuk i njeh as Lulzim Basha. Për më tepër që një prej rusëve, bashkëthemelues i “Biniatta Trade”, kompanisë fantazmë që pagoi për llogari të Partisë Demokratike në vitin 1988, ishte një funksionar i lartë i KGB-së.

Kjo nuk e bën Lulzim Bashën automatikisht bashkëpunëtor të rusëve, por një njeri të paguar prej tyre, është e sigurtë që e bën. Që ta heqë këtë dyshim, Lulzim Basha duhet të deklarojë në Prokurori, dijeninë e tij për fondin prej 500 mijë dollarëve, që ka deklaruar se e kanë mbledhur shqiptaro- amerikanët për lobistin e tij.

Po ashtu, Prokuroria shqiptare duhet të dërgojë letër porosi për Nick Muzin, që të pyetet për rrethanat që mori 500 mijë dollarë në emër të PD. Dhe kjo kërkon një proces të pastër penal ndaj tij në Shqipëri, pavarësisht atij në SHBA. Një proces, që ai nuk mund t’i shmanget më me procedurë, apo duke marrë raport mjekësor, si në rastin e “Rrugës së Kombit”.

Vetëm nëse nxjerr raport që është budalla, mund të shpëtojë./ TemA

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Aktualitet15:39 - 15 Mars, 2019

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i perosnave që kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në dy xhami në...

Aktualitet08:44 - 14 Mars, 2019

Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Bota19:07 - 13 Mars, 2019

Një tjetër dënim me burg për menaxherin e fushatës Trump

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump,...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:55 - 13 Mars, 2019

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun...

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Aktualitet12:10 - 13 Mars, 2019

Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Aktualitet11:04 - 13 Mars, 2019

“Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën...

Aktualitet09:16 - 12 Mars, 2019

Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet17:06 - 11 Mars, 2019

Haradinaj takim me dy këshilltarët e Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ditën e sotme me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Jan...

Aktualitet09:53 - 10 Mars, 2019

Pacolli thirrje Vuçiç për tu kthyer në tavolinën e dialogut

Behxhet Pacolli, zv-kryeministri i Kosovës ka ftuar presidentitne Serbisë, që të mos luaj lojra, por të ktheht na tavolinën e...

Trending

Read previous post:
Kryeministrja serbe: BE-ja nuk mund ta shantazhojë Serbinë për Kosovën

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq shpreson që Bashkimi Evropian do ta ketë parasysh fleksibilitetin dhe performancën e Serbisë për zgjidhjen e...

Close